LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të përfitoni falas barnat anti-Covid?/Manastirliu sqaron qytetarët

25 Nëntor 2020, 09:33, Aktualitet CNA
Si të përfitoni falas barnat anti-Covid?/Manastirliu sqaron

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shpjegohet mënyra se si mund të përfitohet receta për rimbursimin e medikamenteve për trajtimin e Covid-19 në sgtëpi.

Bëhet me dije se qytetarët duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes dhe nëse nuk kanë kontakt me të të lidhen me linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.

Mjeku i familjes përshkruan recetën sipas protokollit në varësi të gjendjes së pacientit. Me kodin e recetës një i afërm i pacientit paraqitet në farmaci për të marrë barnat falas.

Ministrja Manastirliu ka sqaruar se rimbursimi është për të gjithë kategoritë pavarësisht nëse janë të siguruar apo jo.

?Garantojnë #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me #COVID19 që trajtohen në banesë.

Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.
Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar?, shkruan ministrja Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga