Connect with Us

Shkon në 60 milionë numri i të infektuarve në botë/ Covid-19 merr 1.4 milionë jetë njerëzish

Shëndeti

Shkon në 60 milionë numri i të infektuarve në botë/ Covid-19 merr 1.4 milionë jetë njerëzish

Publikuar

-

Shkon në 60 milionë numri i të infektuarve në botë/ Covid-19 merr 1.4 milionë jetë njerëzish

Numri global i rasteve të konfirmuara të koronavirusit arriti në 60 milion të mërkurën, ndërkohë që ritmi i infektimeve të reja po përshpejtohet dhe Shtetet e Bashkuara po raportojnë shifra rekord shtrimesh në spital.

Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara, vendi më i prekur në botë, u kërkuan amerikanëve të qëndronin në shtëpi për festën e Falenderimeve, pasi numri në rritje i pacientëve me COVID-19 i po i vë në provë kapacitetet e spitaleve dhe të personelit mjeksor.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar 1 milion raste të reja me COVID-19 në më pak se një javë, me një numër total prej rreth 12.5 milion dhe me rreth 260,000 të vdekur.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan të mërkurën 12,498,734 raste të koronavirusit, një rritje prej 165,282 nga një ditë më parë dhe thanë se numri i vdekjeve ishte rritur me 1,989 në 259,005.

Në shkallë botërore, infeksionet arrijnë në 60.005 milion ndërsa vdekjet në 1.4 milion.

U deshën vetëm 17 ditë për të kaluar nga 50 milion në 60 milion raste, krahasuar me 21 ditët që u deshën për të kaluar nga 40 në 50 milion raste. Rreth 580,000 raste janë raportuar çdo ditë gjatë javës së kaluar dhe rreth gjysma e të gjitha rasteve që nga fillimi i pandemisë janë raportuar në 70 ditët e fundit.

Në Evropë, 1 milion raste të reja u regjistruan për vetëm pesë ditë, duke kapur një total prej më shumë se 16 milion rastesh, përfshirë 365,000 vdekje.

Qeveritë në të gjithë Evropën po përpiqen të vendosin kufizime në jetën publike për të lejuar familjet të festojnë Krishtlindjet pa shpërthime të reja të virusit.

LEXO EDHE:  Shpërthen një tjetër sëmundje në Kinë/ 3,245 persona të infektuar me “ethe mesdhetare”

Ndërsa bllokimi në shkallë vendi në Angli pritet të përfundojë javën e ardhshme, Gjermania, Spanja dhe Italia kanë njoftuar kufizime gjatë periudhës së pushimeve.

Rajoni i Amerikës Latine ka numrin më të lartë të vdekjeve të raportuara në botë, që përfaqëson rreth 21% të të gjitha rasteve globale dhe mbi 31% të të gjitha vdekjeve globale të raportuara.

Javën e kaluar Brazili iu bashkua Shteteve të Bashkuara dhe Indisë si vendet e vetme që kanë regjistruar më shumë se 6 milion infeksione. Me gati 170,000 viktima të konfirmuara, Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë, raporton VOA.

Ndërsa India mbetet vendi i dytë më i prekur në botë me pothuajse 9.2 milion raste, ajo ka vazhduar të raportojë një ngadalësim të rasteve të reja në javët e fundit. India ka raportuar një mesatare prej rreth 44,000 rastesh në ditë gjatë javës së kaluar, shumë më pak se sa pika kulmore prej rreth 97,900 rastesh në mes të shtatorit.

Vendet e Azi-Paqësorit si Kina, Koreja e Jugut, Singapori, Australia dhe Zelanda e Re kanë treguar se marrja e masave të shpejta, në shkallë lokale dhe detyruese mund të ketë efekt në shuarjen e shpërthimeve të virusit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

“Janë të paaftë apo po e sabotojnë me qëllim”/ Erion Dasho del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

“Janë të paaftë apo po e sabotojnë me qëllim”/ Erion Dasho del me reagimin e fortë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku sulmon Komitetin Teknik të Ekspertëve.

Sipas Dashos nga 100 mijë testet e shpejta që erdhën në dhjetor, janë përdorur vetëm 55 mijë prej tyrë, ndonëse nevoja ka qenë për të paktën 200 mijë.

“Në dhjetor erdhën 100 mijë teste të shpejta. Sot në fund të janarit, raportohet se janë përdorur 55 mijë prej tyre. Ndërkohë nevoja gjatë kësaj periudhe ka qenë për të paktën 200 mijë teste (pozitiviteti i personave të testuar ka qenë rregullisht mbi 20%).

Specialistët e ministrisë dhe ekspertët e komitetit duhet të sqarojnë “Janë të paaftë apo po e sabotojnë me qëllim përgjigjen shqiptare ndaj COVID-it??!!”

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritja e numrit të të infektuarve/ Alimehmeti: Pasojat e fundvitit dhe ditëve të ftohta

Publikuar

-

Nga

Rritja e numrit të të infektuarve/ Alimehmeti: Pasojat e fundvitit dhe ditëve të ftohta

Janari është shoqëruar me rritje të rasteve të reja me Covid.

Për epidemiologët kjo situatë ka ardhur si pasojë e ftohjes së motit dhe shkeljes së masave mbrojtëse, veçanërisht gjatë periudhës së ndërrimit të viteve.

Por pavarësisht, rritjes së infektimeve, epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon se këtë periudhë janë ulur shtrimet në spital dhe humbjet e jetës.

Sipas tij, kjo ka lidhje me infektimet e moshave të reja dhe mungesën e shenjave klinike te kjo kategori.

“Pra nëse shkon infeksioni drejt moshave të reja normale dhe për spitalin do të ketë më pak nevojë. Fakti është që edhe pse shifrat janë konsistente, shifrat në spital janë të buta”, shtoi mjeku.

LEXO EDHE:  Shpërthen një tjetër sëmundje në Kinë/ 3,245 persona të infektuar me “ethe mesdhetare”

LEXO EDHE:  A e dini se kush është gjuha më e vështirë në botë?

Alimehmeti kritikoi gjithashtu vendimin e Komitetit Teknik për të mbajtur mbyllur shkollat e larta në të gjithë vendin.

Sipas epidemiologut, të rinjtë nuk shkojnë në auditore, por mund ta përhapin virusin kur mblidhen së bashku në bare dhe lokale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Konfirmohen 538 raste të reja me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Konfirmohen 538 raste të reja me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 pacientë, si dhe janë regjistruar 538 raste të reja infektimi nga 1918 testime të kryera.

Janë kryer 1918 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditw, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Mdhe, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Zbulohet shifra/ 756 punonjës të stafit mjekësor të infektuar me Covid-19 në Kosovë

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë në banesë një person/ Fqinjët lajmërojnë policinë prej erës së rëndë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (25 Janar 2021)

Raste të reja ditore        538

Të shëruar në 24 orë     401

Të shtruar në spitale     282

Humbje jete në 24 orë   9

Testime ditore     1918

Testime totale     336,716

Raste pozitive      72,812

Raste të shëruara        44,291

Raste Aktive     27,197

Humbje jete       1324

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15968

Fier        2007

Durrës    1481

Shkodër  1359

Elbasan  1147

Vlorë     1057

Lezhë    967

Korçë    916

Berat     852

Gjirokastër 537

Dibër     502

Kukës    404

LEXO TE PLOTE