Sociale
Rritja e rasteve me Covid, Manastirliu merr vendimin/ Ja kur mbyllen shkollat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se duke filluar nga 1 dhjetori, mësimi parauniversitar të alternohet, gjysëm fizik e gjysëm online. Propozimi i kalon ministrisë së Arsimit, institucion që pritet ta marrë shpejt vendimin për këtë alternim.
“Të dashur qytetarë, ashtu siç e kemi përsëritur në këto javë, për ne shëndeti është i pari dhe mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve tanë, shëndeti dhe siguria e tyre, janë prioritet absolut.
Deri tani, siç ekspertet analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-CovV2.
Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra.
Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur:
1. T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne distance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, thotë Manastiliu./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Foto/ Vjosa del nga shtrati, merr përpara urën e Drashovicës
Dalja e Lumit të Vjosës nga shtrati sipasojë e reshjeve të dendura ka bërë që të shembet Ura e Drashovicës në Vlorë. Kjo urë lidh...

Toka nuk gjen qetësi/ Regjistrohen lëkundje tërmeti në vend, ja epiqendra
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në juglindje të vendit. Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 ballë i shkallës...