LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i Dick Marty/ Konferenca e Kryetarëve fut në rend dite ngritjen e komisionit hetimor

25 Nëntor 2020, 10:39, Aktualitet CNA
Raporti i Dick Marty/ Konferenca e Kryetarëve fut në rend dite

Konferenca e Kryetarëve ka futur në rend dite në Kuvend, kërkesën për ngritjen e Komisionit parlamentar për raportin e Dick Marty. Ky komision u kërkua nga Partia Socialiste, ndërsa kreu i grupit parlamentar të selisë rozë, Taulant Balla depozitoi në Kuvend kërkesën.

Kërkesa për ngritjen e Komisionit u firmos nga ana e 18 deputetëve të parlamentit shqiptar. Ky komision do ngrihet për hetimet e Dick Martyt ndaj krimeve të supozuara të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

?Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor- 18 dhjetor 2020.

Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi dhe miratoi programin e punës për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor ? 18 dhjetor 2020.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, njoftoi Konferencën se në përgjigje të kërkesës së tij të datës 18 nëntor 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se ?Urdhëri nr. 633, datë 11.11.2020, ?Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura?, nuk cënon aktivitetin e Kuvendit për zhvillimin e seancave plenare. Seancat plenare duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social dhe mundësisht të kenë kufizime në kohëzgjatje.? Në këto rrethana, kohëzgjatja e seancave do të shkurtohet në tre orë.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare me datat 3, 10 dhe 17 dhjetor 2020.

Konferenca vendosi t?i përcjellë seancës plenare kërkesën e një grupi deputetësh për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti mbi gjetjet dhe konkluzionet e verifikimeve të kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi rolin e përfaqësuesve politikë dhe institucioneve publike shqiptare në ndihmë të të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik Cisco Webex?, thuhet në njoftim.

Lajmet e fundit nga