Politikë
Qeveria merr vendimin për shkollat/ Basha: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar mbi vendimin e marrës së fundi nga Ministria e Shëndetësisë për shkollat në kushtet e pandemisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, duke shtuar se qeveria nuk ka asnjë plan konkret për situatën në të cilën ndodhet vendi.
“Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër”, shkruan Basha./CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...