Connect with Us

Privatizimi i ish-klubit Partizani/ Tre gënjeshtrat pse padia e Taulant Ballës nuk qëndron

Aktualitet

Privatizimi i ish-klubit Partizani/ Tre gënjeshtrat pse padia e Taulant Ballës nuk qëndron

Publikuar

-

Privatization of the former Partizani Club/Three lies why the lawsuit of Taulant Balla is wrong

Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë gjatë qeverisjes “Berisha”, janë kallëzuar penalisht në SPAK, për privatizimin e pronës shtetërore ish-Klubit Partizani, një sipërfaqe rreth 10 mijë m2, në qendër të Tiranës, ku sot janë ndërtuar 17 kulla. Kallëzimi është referuar nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili akuzon ish-zyrtarët e lartë për shpërdorim detyre, ndikime të paligjshme, falsifikim dokumentesh, pastrim të produkteve të veprës penale dhe korrupsion.

Së pari, duket që kjo padi është një gënjeshtër dhe ka ka shumë të pavërteta.

Personi përfitues me të njejtën procedurë, por në një pronë tjetër është edhe  deputeti i PS dhe Rilindjes Xhemal Qefalia dhe kjo është një ndër dhjetra pronat që i kanë marrë ish pronarët me të drejtë parablerje të objekteve duke qenë pronarë të truallit. Pra ka një ligj shteti shqiptar, të qartë, të shkruar të zezë mbi të bardhë që favorizon ish pronarët në parablerje të objekteve kur këta janë pronarë të truallit. Pse nuk e con Taulanti pronën e Xhemail Qefalisë në SPAK?

Ish klubi sportiv “Partizani”

Nga ana tjetër, pretendohet që kjo pronë dhe ky truall nuk duhet tu privatizohej ish pronarëve pasi ata ishin shpronësuar në vitin 1940 nga italianët. Por ka një fakt tjetër.

Ish pronarët gëzojnë një vendim gjykate dhe një vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave. Pra gjykata dhe Komisioni i Pronave, pavarësisht se këta mund të kenë marrë paratë nga italianët, ja u njeh këtyre si pronë. Institucionet zbatojnë ligjin, zbatojnë vendimet e gjykatave, vendimet e Komisionit të Pronave.

Nuk është Ministria e Mbrojtjes apo Ministria e Ekonomisë ajo që zgjidh pikëpyetjen e madhe është apo nuk është pronar, por është gjykata. Pronarët kanë shkuar në gjykatë, kanë fituar pronësinë në gjykatë dhe kanë kërkuar të drejtat e parablerjes së pronës.

Prandaj e gjithë skema e ngritur nga Taulant Balla duket se është një vendim qesharak ndaj sistemit të drejtësisë dhe është kundër pronarëve dhe kundër deputetëve socialistë. Kundër pronarëve sepse iu thotë atyre që ju nuk keni të drejtë të parablini, ju thotë atyre që vendimet e gjykatave nuk duhet të zbatohen. E në rast se vendimi i gjykatës për kthimin e kësaj prone është i padrejtë duhet të shkohet në Gjykatë të Lartë, e në rast se Gjykata e Lartë ja u kalon pronarëve, duhet të zbatohet sepse nuk jemi në diktaturë.

Deputeti i PS Xhemal Qefalia

Në rast se ka korrupsion në vendimin e gjykatës, atëherë duhet të hetohet gjykatësi. Çështja ka rrugë ligjore që zgjidhet. Nuk e zgjidh dot asnjë ministri, as ministritë e Edi Ramës, sepse janë të detyruara të zbatojnë ligjin. Pra objektet që nxirren në shitje, prioritet kanë ish pronarët e truallit. Kjo është ajo çfarë ka ndodhur, asgjë më shumë.

Çfarë kanë çuar në SPAK Taulant Balla dhe çuant e Rilindjes? Një hiç, po bëjnë një show, po tallen me institucionet e drejtësisë, siç është SPAK, sepse po e kthejnë në leckë për të fshirë çimentot dhe jo në një institucion të vërtetë drejtësie. Faktet tregojnë që gjithçka që pretendohet është një gënjeshtër. As institucionet shtetërore dhe zyrtarët nuk kanë përgjegjësi, të paktën ministritë as edhe ish pronarët. Balla nëse është i shqetësuar për Ministrinë e Mbrojtjes le të çojë në SPAK edhe Mimi Kodhelin që fiku radarët, duke favorizuar trafiqet siç e tha edhe vetë Saimir Tahiri. Megjithse ministrin që ka firmosur privatizimin, Gazmend Oketën e ka pasur aleat.

LEXO EDHE:  Taulant Balla zbulon aleancat e PS për zgjedhjet vendore

Ish pronarët kanë marrë tokën, kanë shkuar kanë paguar paratë dhe kanë blerë objektin që është ndërtuar mbo truallin e tyre. Siç e theksuam ehde më lartë, në rast se ka falsifikime t’i hetojnë strukturat e prokurorisë dhe të gjendet nëse është shitur apo jo dhe kush i ka falsifikuar dokumentet pronarët apo gjykatësi është korruptuar. Por jo të akuzosh institucionet e shtetit që në fakt në këtë rast kanë zbatuar katërcipërisht ligjin, pra u ka dhënë të drejtën e parablerjes pronarëve.

Pra janë institucionet e drejtësisë ato që duhet të hetojnë se kush e ka përfituar këtë prona. Duhet të kuptohet se çfarë ka ndodhur sepse nuk është kjo e vetmja që nuk është privatizuar nga ish pronarët? Si i marrin ish pronarët këto prona? Sepse nuk mund të shkojë një njeri nga rruga në një ministri dhe të thotë që këtë pronë do ta ble unë se kam qejf. Nuk mu

Gazmend Oketa ne fushate per Rilindjen
Gazmend Oketa ne fushate per Rilindjen

ndet, sepse ligji e përcakton që kanë drejtën e parablerjes ish pronarët pastaj nës

e ata nuk e blejnë del ankandi që kush është shifra më e lartë.

Si njihen ish pronarët? Dikur ka qenë Komisioni i Vlerësimit dhe Kompensimit të Pronave në bazë të dokumentave ose me vendim gjykate. Tani ish pronarët kanë edhe vendim të Kthimit të Pronave edhe vendim gjykate. Por pse ministria e asaj kohe nuk duhet tja u njihte të drejtën e parablerjes? Nëse ministria nuk ja u njihte të drejtën e parablerjes këtyre personave dhe ja u blinte dikush tjetër, pra po dilte në ankand, ose nuk pranonte ministria tja u jeprte me parablerje ish pronarëve zyrtarët duhet të merrnin përgjegjësi penale pasi kishin shkelur ligjin.

Ligji thotë që të drejtën e parablerjes e kanë ish pronarët, të cilët njihen përmes vendimit të gjykatës dhe Komisionit të Pronave, atëherë nëse ka korrupsion në të gjithë procedurën e njohjes së pronës atëherë është prokuroria që e zgjidh, pra heton si është marrë kjo pronë edhe ato të deputetit të PS Xhemal Qefalia. Ky është thelbi, por jo si është privatizuar nga shteti nëpërmjet ligjit dhe duke zbatuar çdo vendim qeverie dhe çdo normë juridike. Nëse Xhemal Qefalia dhe bashkëpronarët e tjerë kanë falsifikuar vendimin e pronës të shkojnë ata pas hekurave dhe të mbajnë përgjegjësinë./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

KPK e shkarkoi/ KPA jep vendimin për Enkeledi Hajron

Publikuar

-

Nga

KPK e shkarkoi/ KPA jep vendimin për Enkeledi Hajron

Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka dhënë vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro, e cila u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

KPA i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KPK.

Hajro u shkarkua në qershor të vitit 2019, pasi trupa gjykuese konstatoi paqartësi në deklarimin e një huaje dhe mungesë të burimeve financiare në disa vite.

Njoftimi i plotë:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.45/2019, datë 23.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro, kundër vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

LEXO EDHE:  Balla e falenderon publikisht OSBE për ligjin e censurimit/ Nesër do votoj në Kuvend

LEXO EDHE:  "Bie" Arta Marku?/ Ibrahimi publikon datën e garës

Lënien në fuqi të vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.01.2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Vlorë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Policia jep detaje

Një atentat ka tronditur ditën e sotme qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i plagosur Marjon Mitro, ishte i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste”.

Sipas informacioneve  nga Policia, bëhet me dije se ende nuk ka informacione të nëse autorët janë ndihmuar nga persona të tjerë apo jo.

Marjon Mitro ishte dhe anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt, ndërsa makina që u gjet e djegur sot në Vlorë dyshohet se i përket autorëve.

Po ashtu, Policia thotë se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa arma që është qëlluar nuk le gëzhoja.

LEXO EDHE:  Presidenti ynë, mik me trafikantin e drogës

LEXO EDHE:  Balla tallet keqazi me protestën e Bashës

Mitro ka marrë dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka ‘gërvishtur’ në kokë, u qëllua nga një mjet në ecje.

Atentati ndaj Mitros ka ndodhur në lagjen “29 nëntori”, pranë bibliotekës së qyetit “Shevqet Musaraj”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skadimi i kartave të identitetit/ Zbardhet kërkesa e emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Skadimi i kartave të identitetit/ Zbardhet kërkesa e emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhje

Pajisja e qytetarëve me karta identiteti biometrike është kthyer në një problem për zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht janë më shumë se 800 mijë qytetarë shqiptarë, të cilëve iu ka skaduar karta e tyre e identitetit dhe në këtë mënyrë rrezikojnë të mos kenë mundësi që të marrin pjesë në zgjedhje.

Pjesa më e madhe e personave që iu ka skaduar karta e identiteti mendohet të jenë emigrantë të cilët nuk kanë pasur mundësi të vijnë në Shqipëri për të rinovuar dokumentet.

Shoqata Diaspora për Shqipërinë e Lirë, nëpërmjet një kërkese për informacion drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile kërkon informacion për afatet e konfirmimit të kërkesës së tyre për regjistrimin e adresës në E-albania.

Gjithashtu, Shoqata Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së mjeteve të tyre të identifikimit me qëllim që të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

LEXO EDHE:  “Bie” Arta Marku?/ Ibrahimi publikon datën e garës

LEXO EDHE:  Shit-blerja e votave në Dibër/ Dosja “e nxehtë” tashmë në dorën e SPAK

Sipas tyre, kufizimet e shkaktuara nga pandemia kanë qenë një tjetër pengese për emigrantët që nuk kanë pasur shumë mundësi lëvizjeje për këtë arsye kërkojnë zgjatjen e vlefshmërisë me 6 muaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE