Connect with Us

“Po shohim pamje kriminale nga spitalet”/ Spahia: Qytetarët presin për orë të tëra ambulancat

Aktualitet

“Po shohim pamje kriminale nga spitalet”/ Spahia: Qytetarët presin për orë të tëra ambulancat

Publikuar

-

“Po shohim pamje kriminale nga spitalet”/ Spahia: Qytetarët presin për orë të tëra ambulancat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, thotë se situata nga koronavirusi paraqitet e rëndë.

Spahia theksoi se njerëzit janë duke parë pamje kriminale që vijnë nga spitalet.

“Situata nga koronavirusi është shumë e vështirë, është zgjatje e fazës së parë të pandemisë, që përkeqësohet edhe nga disa faktorë të tjerë, por edhe humbja e kohës për të ndërhyrë ashtu siç duhet që të frenohet përhapja e virusit. Qeveria duhet të kishte strategji të qartë. Janë pamje kriminale ata të pacientëve që kalojnë natën në situata tejet të rënda. Ata presin orë të tëra ambulancën. Duhet të rriten kapacitetet në çdo kuptim, të ekspertëve, të ambienteve spitalore etj”, tha Spahia në studion e News 24.

Bardh Spahia vlerësoi se duhet të rriten testimet, pasi kështu do të mund të kemi një panoramë më të qartë të situatës.

Masat do ishin normale, nëse do kishim pasqyrë të qartë të situatës, duke rritur testet. Ne kemi parë sesi në bare, në ambiente të tjera publike nuk po mbahen ata masa që janë vendosur. Në Europë realizohen testime të shumta, në Itali punohet me ritme shumë të larta sa i përket testeve. Vetëm testet mund të zbulojnë gjurmimin e kontakteve”, u shpreh Spahia.

LEXO EDHE:  Mjeku ngre dyshime/ Mendoj që koronavirusi ka hyrë në Shqipëri

Më tej, Spahia tha se mjekët që janë në vijë të parë të frontit janë lënë vetëm nga qeveria.

“Situata për mjekët është shumë e vështirë. Mjekët ka 9 muaj që janë në vijë të parë ndaj Covid-19. Shumë prej tyre janë prekur nga koronavirusi dhe shumë të tjerë kanë humbur jetën nga virusi. Ka pasur humbje të rënda nga kolegët tonë, por ky komunitet ka punuar në mënyrë intensive për të shpëtuar jetë. Është përkushtim e sakrificë i tyre. Ata janë lënë vetëm, gjenden në situatë kritike, kanë mungesa të thella edhe për kushtet e punës”, përfundoi Spahia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Unë e ngre, ti e prish! Si lojë yçi!”/ Fuga: Rrotacioni i pushtetit, na humb kohë duke u kthyer pas

Publikuar

-

Nga

“Unë e ngre, ti e prish! Si lojë yçi!”/ Fuga: Rrotacioni i pushtetit, na humb kohë duke u kthyer pas

Akademiku i njohur Artan Fuga, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, duke marrë shkas nga situata politike në SHBA, me ardhjen e presidentit të ri në pushtet dhe anullimin e dekreteve të pararendësit të tij.

Sipas Fugës, në këtë aspect demokracia duket sikur vjen rrotull, dhe nëse do merrnim rastin e vbendit, tonë kjo është pikërisht ajo që ndodh, pavarësisht se qytetarët duan ide të reja.

Nevoja për ide të reja !

Presidenti i ri vendit më të madh demokratik të botës u zgjodh! Për të gjithë ata që besojnë te shteti i së drejtës, mbyllja e incidentit të Kapitolit dhe hyrja e procesit në rrugën e natyrshme është e kuptueshme, e pritshme, aspak e habitshme sepse prej një ose dy shekujsh studjuesit më të mirë në politologji kanë shpjeguar qartë se atje shteti nuk është thjesht një ndërtesë apo një pikë e vetme, por e gjithë struktura ligjore e asaj shoqërie ku edhe një gjyqtar i thjeshtë ka fuqi ta vendosi edhe një politikan të paorientuar si duhet me ligjin me shpatulla pas muri.

E bën ta mbledhi veten.

Jemi larg me vite dritë ne! Nejse.

Presidenti i ri sapo hyri në zyrë i kishte gati dekretet e para. Muri me Meksikën ?

Pezullohet!

Ndalimi i hyrjes të shtetasve nga disa vende arabe ose myslimane? Anullohet!

Lëvizja pa maska e nëpunësve të administratës?

Ndalohet.

Ikja nga konferenca e Parisit për klimën? Anullohet, etj.

Sigurisht që presidenti i ri ka arsyet e veta të qendrueshme për të anulluar dekretet e pararendësit dhe rikthimin te vendimet dhe politika e para katër viteve.

As nuk diskutohet.

Dikujt mund t’i duket që në këtë aspekt sikur demokracia vjen rrotull. Rikthehet atje ku ishte katër vite më parë.

Sigurisht kur duhet, kjo gjë edhe ndodh! Nuk kam asnjë kompetencë studimore për të qendruar gjatë këtu.

Por gjithsesi kur është fjala për rastin tonë theksoj se te disa njerëz, jo pa peshë në politikë, rrotacioni i pushtetit në këto dekada është kuptuar si rikthim në pikën e nisjes të disa vitesh përpara. Na humbin kohë duke na u kthyer pas. Atë di, atë përvojë kam, te ajo kthehem.

Do ishte një humbje kohe. Nga taksa e sheshtë te taksa progresive, tani nga taksa progresive te taksa e sheshtë, pastaj nga taksa e sheshtë te taksa progresive, dhe ne që do të vijmë rrotull.

Ti prish mbikalimin, unë të prish pallatin, t’i prish pallatin unë prish xhadenë, ti prish teatrin, unë ngre teatrin, pastaj vjen ti përsëri prish përsëri teatrin, unë e ngre, ti e prish, unë e ngre, ti e prish.

Si lojë yçi!

Nga studentë që pranohen në Universitete nga Ministria e arësimit, pastaj që pranohen nga vetë universitetet, pastaj nga Ministria e arësimit, pastaj nga universitetet. Aman mo nuk keni ide të tjera? Po po vijmë rrotull kështu!

Hiq komuna ver komuna, hiq komuna, vër komuna, hiq…

28 nëndori dita e çlirimit, vjen tjetri, vendos 29 nëndori, ikën ai, vjen tjetri, clirohemi në 28 nëndor., pastaj përsëri në 29, pse 29 po sa? 28! Pse 28 po sa ? 29!

Po ça?

Pse sa?

Po 1 prilli?!

Qytetari dëshëron ide të reja!

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Dëmtimi i minares së xhamisë së Et’hem Beut”/ Myftiu hedh poshtë pretendimet: Lajm i pavërtetë

Publikuar

-

Nga

“Dëmtimi i minares së xhamisë së Et’hem Beut”/ Myftiu hedh poshtë pretendimet: Lajm i pavërtetë

Gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar në media disa foto që tregonin sëmtimin e xhamisë së Et’hem Beut në qendrën e Tiranës, sipasojë e punimeve të kryera aty pranë.

Por sipas myftiut të Tiranës, xhamia është drejt përfundimit të procesit të restaurimit të saj duke përfshirë të gjitha pjesët përbërese të saj.

Ai hedh poshtë lajmin se minarja e xhamisë është dëmtuar dhe se shumë shpejt ajo do u kthehet besimtarëve për të kryer adhurimet e tyre aty.

Në respekt të të gjithë besimtarëve, të cilët janë shqetësuar për xhaminë Et’hem Beu, pas disa lajmeve të pa vërteta që po qarkullojnë ditën e sotme, sqaroj se:

Xhamia Et’hem Beu është drejt përfundimit të një restaurimi të plotë dhe të detajshëm të saj. Nga minareja, çatia, afresket dhe deri te abdes-hanet. Restaurimi është bërë me kujdes dhe përkushtim të përkryer nga restauratorët, të cilët gjej rastin t’i falenderoj. Xhamia Et’hem Beu së shpejti, me ndihmën e Allahut, do t’u kthehet besimtarëve të kryeqytetit për të 5 vaktet e namazit” / shkruan ai në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’.

Artan Hoxha, shkruan se një ndër karakteristikat e këtij grupi është përulja që u tregohet drejtuesve të saj, nga anëtarët e organizatës.

Duke bërë një paralelizëm, përmes ironisë, Hoxha ka publikuar dhe disa foto të dy zyrtarëve shqiptarë, Meta dhe Veliaj, ndërsa shton pyetjen se kush është kapo, duke u bazuar nga foto.

LEXO EDHE:  U rrëzua në malin e Harapit në Theth/ Gjendet pas tre orësh turisti polak

LEXO EDHE:  Mjeku ngre dyshime/ Mendoj që koronavirusi ka hyrë në Shqipëri

Respekte kapo….

Nje nga karakteristikat e NDRAGETA-s, eshte respektimi dhe perulja qe u tregohet drejtuesve te saj, nga anetaret e organizates.

Mjafton te shikosh menyren se si e nderojne shefin gjate takimeve ne publik, per te kuptuar se kush eshte kapo i organizates…

Ngjashmeria me disa foto te meposhteme eshte thjesht nje koiçidence e rastit

Kush duket si BOSS-i ketu???!!!

LEXO TE PLOTE