Connect with Us

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Laç/ Shoferët dërgohen me urgjencë në spital

Kronika

Përplasen dy makina në aksin Lezhë-Laç/ Shoferët dërgohen me urgjencë në spital

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi I mjetit, I cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Një aklsident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Laç.

Mësohet se nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të plagosur shoferët, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore dhe shkaqet e përplasjes.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zhdukja e biznesmenit italian në Pukë/ U gjetën eshtra në makinën e djegur, lëvizjet e tij të fundit

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja dalin janë zbardhur zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli.

Sipas gazetares Klodiana Lala, në makinën e gjetur të djegur në Reps, në zonën e Gjegjanit, brenda saj kishte dhe eshtra, një orë dhe një celular. Mes të tjerash bëhet e ditur se biznesmeni ka udhëtuar nga Tirana në Vlorë më pas në Shkoder dhe ka qëndruar dy netë në Pukë në hotel Turizmi.

Burimet e gazetares konfirmojmë se biznesmeni po kthehej në hotel kur është djegur mjeti, ndërkohë që lëvizjet e tij konfirmohen përmes GPS. Ndërkohë që partnerja e tij shqiptare ka deklaruar se ai kishte interes ta zhvillonte biznesin në Veri të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Aksidentoi 6 vjeçaren/ Arrestohet në flagrancë shoferi

LEXO EDHE:  Aksident në qendër të qytetit/ Plagoset shoferja dhe fëmijët e saj

Gazetarja Lala tha se eshtrat do dërgohen në Itali për ekspertizën e ADN-së dhe në këtë mënyrë mund të identifikohen kujt i përkasin. Pekoreli ka partneren me origjinë shqiptare, me të cilën ka dhe një fëmijë. Kjo duket se e ka lidhur atë më shumë me Shqipërinë. Ai kishte mbërritur në Shqipëri në 7 janar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në një shtëpi në Pogradec/ Humb jetën 42-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i madh ka i rënë në një shtëpi në fshatin Vërdovë të Pogradecit e për pasojë ka humbur jetën një 42-vjeçari.

Zjarri ka rënë rreth orës 06:00, në katin e dytë të shtëpisë në të cilën jetonte i vetëm 42 vjeçari.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.

“Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Itali/ Treni përplas për vdekje shqiptarin

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Itali/ Treni përplas për vdekje shqiptarin

Një emigrat shqiptarë, ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi është përplasur nga një tren i linjës Venezia-Mestre, në afërsi të stacioni Actv Righi.

Ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës, ndërsa sipas mediave fqinjë ai ka marrë dëmtime në në shpinë që i kanë shkaktuar dhe vdekjen.

Oficerët e policisë hekurudhore po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë që mediat fqinje raportojnë se si pasojë e ngjarjes u ngadalësua trafiku hekurudhor./CNA.al

LEXO TE PLOTE