Connect with Us

“Përgjigjja ndaj pandemisë s’ka qenë e bazuar në strategji”/ Dasho: Duhet angazhim serioz i mjekut të familjes

Aktualitet

“Përgjigjja ndaj pandemisë s’ka qenë e bazuar në strategji”/ Dasho: Duhet angazhim serioz i mjekut të familjes

Publikuar

-

Covid-19/ Dasho tregon "gabimet trashanike", thirrje bluzave të bardha: Ndani mendjen se kujt do t'i shërbeni

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një bashkëbisedim online me mjekët mbi situatën e koronavirusit në vend dhe menaxhimin e pandemisë.

Eksperti i shëndetit tha se përgjigjja e qeverisë ndaj pandemisë nuk ka qenë e bazuar në strategji.

Dasho bëri thirrje për një angazhim serioz të mjekut të familjes.

“Nëse kemi shtretër të bollshëm pse pacienti pret 10 orë në urgjencë? Të jemi realist. Nuk dua të përmend fjalën dështim, por përgjigjja e derimë tanishme nuk ka qene e bazuar në strategji. Vetëm me testime mund ta luftojmë këtë pandemi.

Duhet angazhim serioz i mjekut të familjes. Duhet 200 rapid teste për mjekët e familjes. Është koha të ndërtojmë një strategji, të mësojmë nga vendet e tjera.

Në 90% të rasteve kjo është një sëmundje që kalon me çaj dhe aspirina. Kjo sëmundje nuk të fal“, tha ndër të tjera Dasho./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Sherri’ Mziu- Sulin për një thertore/ Ironizon keq Patozi: ‘Rilindja’, luftë frontale ‘Republikës së Re’

Publikuar

-

Nga

“Sherri’ i Xhelal Mziut me Rakip Sulin për një thertore/ Ironizon keq Patozi: Po zihen kush e bën më të mirë kasaphanën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar me ironi, pas lajmit se kryebashkiaku socialist I Kamzës, Rakip Suli, ka paditur Xhelal Mziun sot në SPAK për një thertore.

Me ironi Patozi, shkruan se Rilindja i ka shpallur sot luftë frontale Republikës së re.

Lajmi më i madh sot qenka se “Rilindja” i paska shpallur luftë frontale “Republikës së Re” në Kamëz dhe për këtë paska kërkuar ndihmën e SPAK-ut.

Por këta janë aq të lodhur, sa që edhe kur duan të zihen më gjithë mend me njëri-tjetrin, bëhen tmerrësisht qesharakë.

Ngaqë mund të gjenin një temë tjetër, por jo pikërisht ndërtimin e një thertoreje. Sepse i bie që po kacafyten se kush e ka bërë kasaphanën më të mirë, i cili, në fakt, nuk është se nuk qëndron si debat.

Dhe pyetja tjetër është se përse është pritur që Xhelal Mziu të kandidonte për deputet në Dibër, që të zbulohej se ai paska bërë shkelje dhe shpërdorim detyre, kur ishte kryetar bashkie, përpara gati dy vjetësh.

LEXO EDHE:  Fitojnë betejën me koronavirusin/ Shërohen 15 pacientë të tjerë në Shqipëri

LEXO EDHE:  Ktheu në Parlament ligjin për Teatrin/ Veliaj vijon sulmet ndaj Metës

Por kjo nuk besoj se ka ndonjë vlerë të madhe për kasapët, që gjuajnë dhe presin me dorën e majtë.

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush i bën gjithë këto ndërtime?/ Ironia e Ramës: I bën Ndrangheta me mafien

Publikuar

-

Nga

Kush i bën gjithë këto ndërtime?/ Ironia e Ramës: I bën Ndrangheta me mafien

Kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj, dhe ministrin Arben Ahmetaj, kanë qenë sot në Vaqarr, ku kanë inspektuar kantierin e lagjes së re që po ndërtohet.

Gjatë inspektimit Rama bëri edhe një batutë referuar përgjimeve të të grupit mafioz ‘Ngragheta’ ku përmendeshin dhe emra zyrtarësh shqiptarë.

“Shkruante njëri në facebook, ore gjithë këto ndërtime kush i bën thoshte këto ndërtime kur s’ka punë. I bën Ndrangheta me mafien i thashë. 27 mijë vende punë të krijuara vetëm nga rindëritm për të gjitha kompanitë shqiptare faktikisht nuk  ka kompani që nuk është përfshirë në proces”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha mbledh Këshillin Kombëtar në orën 18:00/ Mbledhje formale online

Publikuar

-

Nga

Basha mbledh Këshillin Kombëtar në orën 18:00/ Mbledhje formale online

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë sot në orën 18:00 Këshillin Kombëtar. Një mbledhje e paparalajmëruar dhe e mbajtur “sekrete” për mediat. Pritet që Basha të kalojë disa vendime formalisht, pra ta përdorë Këshillin si justifikim për emërimet e deri tanmishme.

Mbledhja do të bëhet përmes platformës online Zoom.

Ditën e sotme Basha prezantoi edhe programin ekonomik. Nëse do të marrë votëbesimin e shqiptarëve, Lulzim Basha ka premtuar se karburantin do ta paguajnë më lirë, pasi do të hiqet taksa mbi karburantin prej 24 lekësh. Ndërhyrje do të ketë edhe në skemën e sigurimeve shoqërore, të cilat demokratët premtojnë t’i ulin nga 24 në 18 përqind ku 9% të vlerës do ta paguaj punëdhënësi dhe 9 përqind do të jetë detyrim i punëmarrësit.

LEXO EDHE:  Ilir Meta shtrëngon karriget/ Ja ç’do të bëje koalicioni që fitoi në 2013

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet Ramës/Ja komenti për Metën president

Demokratët janë të bindur se falë menaxhimit që do t’i bëjnë kompanive shtetërore të energjisë, do të mundësojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin. Ndërkohë që lehtësira pritet të ketë edhe për bizneset e huaja që do të kenë interes për të investuar në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE