Connect with Us

Pedagogia ndërron jetë nga Covid/ Mesazhi prekës i koleges: A e mendove se çfarë do na shkaktoje kur ike?

Sociale

Pedagogia ndërron jetë nga Covid/ Mesazhi prekës i koleges: A e mendove se çfarë do na shkaktoje kur ike?

Publikuar

-

Pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale Kozeta Noti, është ndarë nga jeta si pasojë e koronavirusit.

Kozeta Noti ishte pedagoge e italishtes, përkthyese, njëherazi përfaqësuse e shoqërise civile.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije kolegia e saj Majlinda Keta nëpërmjet një mesazhi prekës në rrjetet sociale.

Keta kujton mesazhet mes saj dhe të ndjerës Noti dhe shkruan se Kozeta i kishte këshilluar të vlerësonte çdo detaj të prekje nga Covid. Më tej pedagodja shprehet se Note ndërroi jetë pas prof. Irenës.

“Prof. Kozeta Noti, unikja mes nesh, per gazin, pozitivitetin dhe shpirtin e madh me te cilin konsumoje cdo minut te jetes tende….. na e trondite shpirtin, na e thave adrenalinen e punes ne grup me ty, na e shemtove grupin e festaxhinjve ne fakultet….. duke ikur prej nesh, pasi te morri me vete ky virus flame.

A e mendove se cfare do te na shkatoje ne te gjitheve kur ike? Ti ishe e bindur sa te doja dhe sa te donin te gjithe ne FShS pa harruar studentet e tu. Ne dje komunikuam me sms bashke…. ti vijoje me shpirtin e madh…. me gazin qe emetoje ne cdo germe….te premtova se sa te ikte ky flame virus ne do iknim ne fshat me grupin…. te festonim ne natyre dhe ashtu si te pelqente TY. Po ti nuk prite…. ike.

Ti e mira qe dhe dje pasdite me keshilloje qe te vleresoja cdo detaj te prekjes nga kovidi qe te mos vija aty tek ty…. ferri qe nuk di si nuk u mund nga miresia jote. Kozi jone, Kozi im kush nuk u interesua per shendetin tend keto dite nga koleget e tu…. po nuk fituam.

Kozi na trondite shpirtin, ike e dyta, pas Prof. Irenes nga komuniteti i profesoratit te Universitetit te Tiranes. Kozi na i meke fjalet se na mbyti loti dhe dhimbja. U prehsh e qete unikja ne miresine mes nesh, Prof. Kozeta Noti!”, shkruan Majlinda Keta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tërmet i fortë lëkund vendin/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Kroacia nuk gjen qetësi/ Një tjetër i fortë tërmet lëkund vendin

Lëkundje tërmeti janë regjistruarpak minuta më parë në vend.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tij është regjistruar 20 nga Laçi dhe 28 km nga Durrësi, ndersa është ndjerë lehtë dhe në kryeqytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, vec përmbytjeve të mëdha kanë shkaktuar dhe reshqitje dhe në shumë zona të vendit.

Në Librazhd, në lagjen e ish-ushtarakut ka pasur rrëshqitje dheu duke bërë që të rrezikohen edhe disa banesa.

Dëmtime ka patur dhe në ujësjellës dhe shtyllat e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  U gjet i murosur në një vilë/ Zbulohet identiteti i viktimës

LEXO EDHE:  I prekur nga Covid/ Ndahet nga jeta ish deputeti i PD-së

Aktualisht po punohet për riparimin e defekteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndohet situata në Shkodër/ Uji hyn në banesa, nis evakuimi i banorëve dhe gjësë së gjallë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Shkodër/ Uji hyn në banesa, nis evakuimi i banorëve dhe gjësë së gjallë

Është rënduar situata nga përmbytjet në Shkodër.

Uji ka vërshuar në banesa në Obot të Anës së Malit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve. Po ashtu, në Darragjat ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka parë nga afër situatën ndërsa është shprehur se emergjencë vazhdon të mbetet ushqimi për gjënë e gjallë, ku akoma nuk ka një përgjigje nga Institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Ministria e Bujqësisë për kerkesën tonë për furnizim, kerkesë e bërë që me 14 janar 2021.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës është e rënduar ditën e sotme. Ka rritje të ndjeshme të sipërfaqes nën ujë dhe parashikohet që në ditët në vijim të ketë rritje të sipërfaqes dhe nivelit të ujit.

Sot uji ka hyrë në dy banesa në Obot të Anës së Malit, familjarët e të cilave janë evakuuar. Po ashtu, në Darragjat ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë.

Emergjencë vazhdon të mbetet ushqimi për gjënë e gjallë, ku akoma nuk ka një përgjigje nga Institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Ministria e Bujqësisë për kerkesën tonë për furnizim, kerkesë e bërë që me 14 janar 2021.

Në këto kushte, do të veprojmë me fondet e emergjencave civile të Bashkisë së Shkodrës, duke nisur procedurat për sigurimin ushqimit për gjënë e gjallë në një sasi rreth 200 ton koncentrat.

Do të kërkojmë gjendjen e emergjencës civile në nivel lokal për të mundësuar përgjigjen ndaj situatës aktuale, por edhe asaj post- përmbytje.”

LEXO TE PLOTE