Connect with Us

Pandemia Covid-19/ Mjekja shqiptare në Itali: Mos bëni ekzaminime të tepërta

Shëndeti

Pandemia Covid-19/ Mjekja shqiptare në Itali: Mos bëni ekzaminime të tepërta

Publikuar

-

/
Pandemia Covid-19/ Mjekja shqiptare në Itali: Mos bëni ekzaminime të tepërta

Pandemia e Covid-19 nuk po kursen asnjë vend dhe këtë e dëshmojnë shifrat e larta të viktimave, por edhe i të prekurve. Një situatë e tillë e agravuara raportohet edhe në Itali, ndërsa autoritetet kanë aplikuar masa shtrënguese në përpjekje për të frenuar përhapjen e pandemisë vdekjeprurëse.

Mjekja shqiptare në Milano të Italisë, Erseida Arra i tha gazetares Ilva Tare në Euronews Albania se infektimet me Covid-19 janë të larta, ndërkohë pohoi se lajmi i mirë lidhet me faktin se numri i pacientëve në terapi intensive është i qëndrueshëm.

“Numri i viktimave është i lartë, por dje ka qenë numri më i lartë i vdekjeve. Është vënë re një numër stabël në terapi intensive dhe janë rritur numri i pacientëve, të cilët po kryejnë izolimin në shtëpi, dhe kjo tregon se simptomat janë të mirëmenaxhuara në kushte shtëpie”, tha ajo.

Mjekja shtoi se në krahasim me muajin mars, njohuritë për virusin janë më të mirë dhe kjo ndihmon në trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.

“Sigurisht nga praktika që po shikojmë kemi një menaxhim më të mirë të simptomave, dhe nuk mund të them nëse virusi është më agresiv apo jo. Në mars ne nuk e njihnim virusin dhe cilat ishin karakteristikat dhe pasoja që ai linte në trup, ndërsa sot flasim për njohje të simptomave dhe terapia sipas nesh është më në shënjestër dhe terapia ndaj rasteve është më e mirë”, shtoi mjekja.

E pyetur mbi masat që ka aplikuar Italia për të frenuar Covid-19, mjekja shqiptare u shpreh: “Masat janë më të lehta, shkollat dhe çerdhet janë të hapura, disa aktivitete janë të hapura, pra gjerët esenciale. Dyqanet e fëmijëve janë të hapura, restorantet janë të mbyllura dhe baret janë të hapura nëse nuk konsumohet në vend. Sot nuk ka asnjë person që përdor maskën thjesht për ta mbajtur atë, por e përdorin me korrektësi. Qytetarët janë sensibilizuar dhe ndihemi më të lirë. Protokoll të mirëfilltë nuk ka”, theksoi doktoresha.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Dhjetë të infektuar në burgun e Peqinit

Mes tjerash ajo foli për vaksinën, ndërsa beson se aplikimi i saj do t’i japë fund pandemisë së Covid-19.

“Vaksina uroj shumë që të jetë një zgjidhje përfundimtare. Ka shumë teori, të cilat janë pak kundërshtare me njëra-tjetrën. Unë shpresoj që të bëhet zgjidhja e duhur për të mirën e popullsisë. Akoma nuk ka një plan të mirëfilltë, mendohet se vaksina të jetë gati në fund të janarit dhe janë të pasakta rrugët se ku do të aplikohet e para. Jemi në fazën fillestare në këtë”, shtoi ajo.

Në fund të intervistës në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, mjekja Arra përçoi një këshillë për shqiptarët dhe kërkoi prej tyre të rujanë qetësinë dhe të shmagin terapitë e tepërta.

“Mendoj se duhet të jemi më koshientë dhe më të sigurt në vetvete. Në momentin që kemi një simptomë, shikoj që bëjnë skaner, radiografi, pa bërë një analizë të saktë që është një tampon dhe një analizë gjaku. Këto janë dy bazat kryesore që ne shikojmë kemi apo jo Covid. Të ruajnë qetësinë, nuk duhet të bëjnë analiza dhe ekzaminime të tepërta, ato që janë të nevojshme, njeriu qetësohet dhe bën terapinë përkatëse”, tha ajo./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Studimi/ Omicron përhapet më shpejt se variantet e tjera të Covid

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Varianti Omicron mund të përhapet më shpejt se variantet e tjera të Covid sepse ndan një material gjenetik me virusin e ftohjes së zakonshme dhe është më infektues tek fëmijët, kanë pohuar shkencëtarët.

Një studim i udhëhequr nga Kembrixh, firma e analitikës së të dhënave me bazë në Massachusetts, Nference, tregon se lloji përmban një sekuencë gjenetike të zakonshme në viruse të tjera, duke përfshirë ato që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, si dhe në gjenomin e njeriut.

Kjo mund të nënkuptojë se virusi transmetohet më lehtë, ndërsa shkakton vetëm sëmundje të butë ose asimptomatike, shkruan CNA.al.

Ndërkohë, zyrtarët e Afrikës së Jugut paralajmëruan se pranimet më të larta në spitale midis fëmijëve gjatë valës së katërt të infeksioneve në vend duhet të nxisin vigjilencën, por jo panik, nëse infeksionet e deritanishme do të jenë të lehta.

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ BE rrit kontrollin për eksportin

LEXO EDHE:  Dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë/ Shkon në 19 numri i të infektuarve



Një numër i madh foshnjash me Covid muajin e kaluar në Tshëane, zona metropolitane që përfshin kryeqytetin Pretoria, ngritën shqetësime se varianti Omicron mund të përbëjë rreziqe më të mëdha për fëmijët e vegjël sesa variantet e tjera të koronavirusit.

Sipas Daily Mail, shkencëtarët ende nuk kanë konfirmuar ndonjë lidhje dhe kanë paralajmëruar se faktorë të tjerë mund të jenë në lojë.

Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse Omicron është më infektues se variantet e tjera, nëse shkakton sëmundje më të rënda apo nëse do të kalojë Delta si varianti më i përhapur. Mund të duhen disa javë për të marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rritet numri i pacientëve të shtruar në spitale/ Ja sa kanë humbur jetën nga Covid sot

Publikuar

-

Nga

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2623 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 357 qytetarë, ndërsa ka ndërruar jetë 1 person.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:152 në Tiranë, 39 në Fier, 33 në Durrës, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Shijak, Krujë, Kavajë, Vlorë, Elbasan, 6 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vorë, Lushnje, Selenicë, Pogradec, Berat, 4 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Kurbin, Patos, Gjirokastër, Përmet, nga 2 qytetarë në Skrapar, Devoll, Dropull, Mallakastër, Lezhë, Tropojë, Kukës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Roskovec, Divjakë, Finiq, Memaliaj, Dimal, Gramsh,

Janë 6438 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ BE rrit kontrollin për eksportin

LEXO EDHE:  “Është e sigurt dhe efektive”/ Pipero apel qytetarëve: Mos e kundërshtoni vaksinën kineze

Statistika (4 Dhjetor 2021)



Raste të reja ditore 357
Të shëruar në 24 orë 469
Të shtruar në spitale 148
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2623

Testime totale 1,403,281
Raste pozitive 201,402
Raste të shëruara 191,855
Raste Aktive 6,438
Humbje jete 3,109

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3253
Fier 658
Gjirokastër 545
Shkodër 447
Durrës 363
Berat 315
Elbasan 287
Vlorë 200
Lezhë 130
Korçë 127
Dibër 69
Kukës 44

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Rreziku nga varianti i ri Omicron/ Brataj shpjegon se çfarë duhet të bëni në ditën e 5 të simptomave

Publikuar

-

Nga

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur mbi variantin e Omicron i cili ka vënë në alarm OBSH për shkak të nivelit të lartë të transmetueshmërisë.

Në një dalje televizive Brataj shprehet se nuk duhet të përhapet panik, pasi Omicron nuk është më i rrezikshëm se mutacionet e tjera të mëparshme të COVID 19. Madje ai i sheh me rezerva dhe kufizimet e reja pasi sipas tij infektimi me variantin e ri është i pashmangshëm.

“Sado masa të marrësh është e pamundur ta bllokosh virusin. Themi që Omicron është i ri, por është në natyrën e viruseve që të ketë mutacione. Omicron është shqetësues dhe ka persona të infektuar, nuk ka të dhëna të mjaftueshëm që të nxjerrim në konkluzion. Nuk ka të shtruar me Omicron, por duhet thënë që ka një veçori se sa më i transmetueshëm të jetë virusi aq më pak i rrezikshëm është. Vetë mjekja sudafrikane që e zbuloi tha që nga 17 pacientë të diagnostikuar, 13 ishin pa simptoma. Ka shenja të lehta me dhimbje fyti, sidomos me rrufë, sekrecione nga hundët dhe më shumë i ngjashëm me virozat e stinës dhe kohëzgjatje më të shkurtër se COVID 19.



LEXO EDHE:  “Më kujton firmat piramidale”/ Topalli ironizon Bashën

LEXO EDHE:  Covid-19/ Dhjetë të infektuar në burgun e Peqinit

Transmetueshmëria e madhe nuk më shqetëson, sa më vdekjeprurës të jetë virusi aq më lehtë izolohet, kështu që COVID 19 do ta kalojë gjithsecili me imunitetin natyral ose atë artificial. Duhet të ndjekim rregullat për higjienën, përdorimin e maskave dhe duket sikur sa më pak medikamente të marrin, aq më shumë jetë shpëtojnë. Të infektuarit duhet të vihen në kontroll mjekësor jo para 3-5 ditëve me simptoma dhe të bëjnë analiza gjaku, dedimer, ferritinë dhe PCR dhe duke parë se ka indikatorë të infeksionit mund të shtohet antibiotik, por jo në rastet kur konstatojmë se thjesht kemi temperature 38 gradë. Arma tjetër e mirë është dhe vaksina.”

Ndërkohë në lidhje me shtërngimin e masave ai tha: U ripërsëritën masat ekzistuese dhe u dhanë afatet kohore për administratën publike si dhe për stafin mjekësor, policët, mësuesit të cilët japin shërbim publik dhe ndoshta u interpretua gabim sepse doza e tretë nuk hyn në afatet e 4 janarit. Evropa po merr masa shumë më shtrënguese se sa kemi parë këtu. Gjermania ndodhet në situatën që po dërgon pacientë jashtë vendit”, theksoi Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE