Politikë
“Nuk ka asgjë për turp”/ Dashamir Shehi tregon zgjidhjen për shkollat: Mos të shkëputet zinxhiri

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” ku ëshë diskutuar vendimi për mbylljen e shkollave.
Shehi th se vendi ynë duhet të marrë si shembull qytete të caktuara në Itali që përshtaten me vendin tonë, si në klimë dhe në strukturë, duke përmendur Puljan.
Ai theksoi se nuk duhet të shkëputet zinxhiri mes punës dhe shkollës së fëmijëve.
“Përballë kemi Italinë, Puljan, kemi të njëjtën klimë, kemi të njëjtën strukturë, hajde marrim protokollet e atyre, që janë më të zhvilluara, për hir të eksperiencës sonë të vogël nuk jemi të aftë.
Do t’i hapin italianët hapi dhe ti, do ti mbyllin mbylli dhe ti, ata kanë dyfishin tonë, trefishin tonë të shtretërve, mjekëve. Hajde të bëjmë në mënyrën e tyre dhe në dimensionin tonë.
Nuk kemi autonominë e ekspertizës, tek ne çdo gjë e vendos politika, nuk e vendosin për ne por për fëmijët e tyre, nuk ka asgjë për turp, duhet të mbahen hapur sado e keqe të jetë, zinxhiri i punës dhe ai i shkollës, të mos e shkëpusim këtë zinxhir. Do t’i rikthehesha vendeve përballë, jo Danimarkës”, tha Shehi.
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Video-Basha kapet mat/ Si gënjeu hapur në emision
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë sërish bllof me gënjeshtrat e tij që tashmë jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në daljet televizive. Dy ditë...