LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Njerëzimi "nën ethet" e Covid/ Gati 60 milionë të infektuar dhe mbi 1.4 milionë viktima

25 Nëntor 2020, 10:28, Politikë CNA
Njerëzimi "nën ethet" e Covid/ Gati 60 milionë të

Gati 60 milionë njerëz në botë janë infektuar me koronavirus, sipas Universitetit John Hopkins.

Sipas të dhënave të raportuara nga ky Universitet janë saktësisht 59.759.494 të infektuar dhe mbi 1.4 milionë viktima nga Covid-19.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vend të parë për sa i përket numrit të të infektuarve duke regjistruar 12.591.163 raste pozitive. Më pas në radhë vijnë India me 9.222.216 të infektuar dhe Brazili me 6.118.708. Në vend të katërt renditet Franca me 2.206.126 të infektuar.

SHBA-ja ka regjistruar 2 146 viktima në 24 oërt e fundit, ndërkohë raportohet se janë shënuar 172 935 raste të reja.

630 persona kanë vdekur nga Covid-19 në Brazil gjatë 24 orëve të fundit ndërkohë që janë shënuar 31.100 të raste të reja. Numri i përgjithshëm aktualisht në vend është 6,118,708 raste positive me koronavirus dhe 170,115 viktima.

Situata vijon të mbetet shqetësuese dhe në Meksikë ku janë regjistruar 10,794 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Ditën e djeshme janë shënuar 813 viktima, duke e çuar numrin total të viktimave në 102,739.

India ka regjistruar 44,376 të infektuar të rinj dhe 481 vdekje në 24 orët e fundit, Në total që nga fillimi i pandemisë Covid-19, India ka shënuar 9,222,216 raste pozitive dhe 134,699 vdekje./CNA.al

Lajmet e fundit nga