Connect with Us

Ngërçi në GJK/ Vishaj: Kushtetuesja s’ngrihet me urdhër ambasadash!

Aktualitet

Ngërçi në GJK/ Vishaj: Kushtetuesja s’ngrihet me urdhër ambasadash!

Publikuar

-

Ngërçi në GJK/ Vishaj: Kushtetuesja s’ngrihet me urdhër ambasadash!

Avokati Sajmir Vishaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotmë në ‘Repolitix’, ku është folur për ngërcin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Vishaj tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të ngrihet me urdhra ambasadash, duke iu referuar këtu deklaratave të të ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së, për funksionimin e saj brenda 31 dhjetorit 2020.

Sipas Vishaj Kushtetuesja duhet përfaqësuar nga emra të njohur të gjyqësorit.

“Nuk ngrihet Gjykata Kushtetuese as me urdhër ambasada, as me urdhër politik. Pa gjykatë të lartë nuk ka gjykatë kushtetuese. Gjykatë kushtetuese duhet të jesh aktor i pushtetit gjyqësor. Që të zgjidhesh në kushtetuese duhet të jesh juristë me eksperiencë. Ne sot kemi anonimë. Nëse do ecim me urdhra që duhet të ngremë kushtetuese brenda dhjetorit, do gabojmë.

Nuk është faji i as i maxhorancës as i opozitës dhe as i presidentit. Deri më sot nga lista kuvendi me 3 gjyqtar ata kanë miratuar dy. Kurse te presidenti sot akoma mungojnë dy emra. Nuk mendoj se në kushtetuese duhet të na përfaqësojnë emra anonimë. Unë mendoj se KLGJ që ka një anëtar që vijnë nga pushteti gjyqësor”, tha Vishja”;

LEXO EDHE:  Përfundon numërimi/ SHBA zgjedh zyrtarisht presidentin e 46-të

Për avokatin vendosja në ngërç e Kushtetueses është faji i KLGJ që pranoi dorëheqjen e 7 anëtareve të Gjykatës së Lartë dhe nuk i lejoi që ato të qëndronin në detyrë deri sa të zëvendësoheshin. Mungesa e saj tha Vishaj sjell dhe ngërçin në Kushtetuese pasi krijimi i institucioneve vjen zinxhir./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Publikuar

-

Nga

Platforma e Kryemadhit/ Si mund të bëhen fëmijët të pasur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shpjeguar programin nga “Bebja në Bebe”. Ajo tha se në Shqipëri lindin 28 mijë fëmijë në vit dhe 28 milionë euro në vit nuk e rëndojnë buxhetin e shtetit.

Kryemadhi deklaroi se këto para do të futen në fondacione me interesa që fëmija që lind sot kur të bëhet vetë prind të marrë paratë.

Sipas saj, me këtë program fëmija fiton 28 mijë e 800 euro deri në moshën 25-vjeçare.

Në Shqipëri lindin 28 mijë fëmijë në vit, nga 1000 në vit, bëhen 28 milion euro në vit. Këto 28 milion euro në 10 vjet bëhen 280 milionë euro. Sot kur lind një fëmijë Shqipëria nuk i ofron asgjë këtij fëmije. Ne themi që për këtë fëmijën që lind sot, unë si shtet ngurtësoj në “hedge fund”, përqindjet nuk i kam shpikur unë, i përdor e gjithë Europa Perëndimore, i përdor Amerika, derisa ky fëmijë të riprodhohet. Derisa fëmija i lindur sot, të bëhet me fëmijë nesër. Pra ky fëmijë ditën që bëhet me fëmijë, ka minimumi, po themi në moshën mesatare 25 vjeç, ky fëmijë përfiton 28 mijë e 800 euro.

Ky i merr këto para kur bëhet prind dhe 28 mijë e 800 euro ka nëna, dhe 28 mijë e 800 euro ka babai dhe ky çift i ri blejnë një shtëpi të re dhe jetojnë të lumtur me fëmijën e tyre. Por mos harro, që të gjithë këtë kohë ekonomia shqiptare duke filluar me formalizimin e ekonomisë, çfarë ndodh? Në 20 vjet, 28 mijë fëmijë shqiptarë që lindin, që janë 560 milion euro, që i bie 560 mijë shqiptarë, janë më mirë që ne t’i ngurtësojmë 1 mijë euro çdo fëmije që lind dhe ai kur të jetë 25 vjeç të marrë 28 mijë e 800 euro apo doni që për 10 vjet t’i japim Vilma Nushit 600 milion euro?”, theksoi ajo në emisionin “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Publikuar

-

Nga

KQZ nuk lejon kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhje/ Abazi: Do ankimojmë në Gjykatën Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar të certifikojë Albin Kurtin si kandidat për zgjedhjet e 14 Shkurtit për shkak të problemeve me ligjin, por Lëvizja Vetëvendosje nuk dorëzohet.

Kryetari i Qendrës së VV në Shqipëri, tha në emisionin Përballë se vendimi do të ankimohet në gjykatë.

Hapi i radhës është ankesa në Gjykatën Supreme. Ju e nisët emisionin me 14 shkurtin që rastis me ditën e zgjedhjeve, po një gjë ka lidhje me dashurinë. Populli e do Lëvizjen Vetvendosje më shumë se kurrë”, tha Abazi.

Sipas Abazit, refuzimi i Albin Kurtit si kandidat për zgjedhjet në Kosovë është manovër për shkak të përkrahjes masive që ka Vetvendosje nga populli.

LEXO EDHE:  Përfundon numërimi/ SHBA zgjedh zyrtarisht presidentin e 46-të

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit/ Bejtja: Rama zhvlerësoi Presidentin dhe opozitën

Kjo përkthehet edhe në shifra sidomos ato të Diasporës. Ku 40 mijë veta janë regjistruar në zgjedhjet e fundit ato të 2019, ndërkohë mbi 119 mijë janë regjistruar në këto zgjedhje pra mbi trefishi. Për shkak të kësaj përkrahje masive ka një tentativë, po bëjnë manovra nga më të ndryshmet sicc është rasti I vendimit të fundit i institucioneve të kapura në Kosovë”, tha Abazi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Peleshi: Baza e Kuçovës po jetësohet, projekti gati në fund të muajit tetor

Publikuar

-

Nga

Peleshi: Baza e Kuçovës po jetësohet, projekti gati në fund të muajit tetor

Dy vite më parë Aleanca e Atlantikut të Veriut miratoi vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore të Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha në emisionin Përballë se projekti i bazës ajrore të Kuçovës po jetësohet dhe do të jetë gati në fund të muajit tetor.

Baza e Kuçovës është një projekt që tani po jetësohet. Deri në fund të marsit do të përfundojë prokurimi nga njësia prokuruse e NATO-s. Do të kontraktohet kompania apo komapnitë që do të zbatojnë projektin. Është një projekt “projekto dhe ndërto”. Parashikohet që deri nga fundi i tetori të këtij viti ketë përfunduar projekti dhe te nis me shpresë implementimi i tyre. Realizimi i projektit ka si afat të synuar fundin e vitit 2023. Nuk është më një ambicie”, tha Peleshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE