Sport
Mbyllen sfidat/ Kukësi mposht Laçin, Vllaznia barazon me Teutën

Kukësi-Laçi 0-0
Kukësi merr fitoren e parë në kampionat duke mundur Laçin 1-0. Gabimi i portierit të Laçit Alen Sherri i dha mundësinë verilindorëve të siguroni 3 pikë e para në këtë sezon. Kurbinasit i patën të gjitha mundësitë të merrnin pikë në këtë takim. Trajneri i Laçit Armando Cungu shfaqet shumë i dëshpëruar pas takimit.
Teuta-Vllaznia 0-0
Është mbyllur në barazim pa gola supersfida mes Teutës dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore. Shkodranët e Brdariç, vazhdojnë të udhëheqin të pamposhtur në këto javët e para, duke marrë kështu një tjetër rezultat pozitiv në një transfertë të vështirë si ajo e Durrsit. Nga ana tjetër të besuarit e Edi Martinit, edhe pse me një lojtar më shumë për 20 minuta, nuk arritën të zhbllokonin sfidën, duke u larguar nga fusha me vetëm 1 pike. Të durrsakët mungon për arsye disiplinore Lorenco Vila, i cili ka qenë një nga lojtarët kryesorë te skuadra e Teutës. Nga ana tjetër Vllaznia luan me të njëjtin formacion ashtu si ndaj Tiranës.
Lajme të Rekomanduara:

VIDEO/ Partizani leksion “ujqërve” në dëborë, triumfojnë dhe Apolonia e Tirana
Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ku nuk munguan surprizat. Apolonia shtangu në shtëpi Laçin, duke u rikthyer te rezultatet...

Ngjarje e rëndë/ Zhduket në Shqipëri ish-gjyqtari i Serisë A, gjendet makina e djegur
Një ish-gjyqtar italian, i cili ka qenë pjesë edhe e Serisë A gjatë karrierës së tij, është zhdukur ditët e fundit në Shqipëri pa lënë...