LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta Diego Armando Maradona

25 Nëntor 2020, 16:27, Sport CNA
LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta Diego Armando Maradona

Një lajm tronditës vjen nga Amerika Latine, aty ku raportohet se ka ndërruar jetë kampioni i botës Diego Armando Maradona. Mediat argjentinase bëjnë me dije se ai ndërroi jetë në spital.

Maradona ndodhej prej dy javësh i shtruar në spital ku edhe ka ndërruar jetë.

Mësohet e ish-kampioni i botës në vitin 1986 ka pësuar mëgjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Tigre, arrest kardiak (që ne gjuhën mjekësore quhet atak respirator).

Në banesë e ?Djalit të Artë? janë parë ambulanca dhe shumë mjekë, por pa mundur të bëjnë dot asgjë.

Ai sapo kishte mbushur 60 vjeç, ndërsa ka patur një gjendje shëndetësore të rënduar prej disa vitesh për shkak të abuzimit me drogen dhe alkoolin.

Bota sapo humbi gjeniun e futbollit! /CNA.al

Lajmet e fundit nga