LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

25 Nëntor 2020, 15:01, Sociale CNA
Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe

Duke nisur nga sot dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite, do të mbyllen pika kufitare e Hanit të Hotit.

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi në orët e vona të darkës deri në mëngjes.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

Policia sqaron se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00./ CNA.al

Lajmet e fundit nga