LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jam në shok total”/ Dua Lipa nuk përmbahet nga gëzimi për suksesin e radhës

25 Nëntor 2020, 14:26, Lifestyle CNA
“Jam në shok total”/ Dua Lipa nuk përmbahet nga

Këngëtarja Dua Lipa ka arritur një sukses shumë të madh në karrierën e saj muzikore.  Ajo është nominuar për gjashtë çmime Grammy dhe nuk është përmbajtur dot nga gëzimi. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Dua është shprehur se i duket e pabesueshme kjo që po ndodh dhe është e shokuar.

?Kjo është e pabesueshme! Gjashtë nominime Graammy! Çfarë jete! Nuk mund ta besoj! Gjashtë nominime! Zemra po më rreh fort dhe jam në shok total! Po dridhem! Faleminderit shumë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj!?-shkruan Dua.

Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë: ?Albumi më i mirë i vitit?dhe ?Albumi më i mirë Pop Vokal? për albumin ?Future nostalgia?, ?Regjistrimi i vitit?, ?Kënga e vitit?, ?Performanca më e mirë solo Pop? për ?Don?t? start now?, ?Bashkëpunimi më i mirë pop? për ?Un Dia? në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny dhe Tain./ CNA.al

 

 

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Lajmet e fundit nga