Connect with Us

“Jam i shqetësuar…”, Safet Gjici reagon pas nisjes së Gegës në Turqi

Sport

“Jam i shqetësuar…”, Safet Gjici reagon pas nisjes së Gegës në Turqi

Publikuar

-

Pas dërgimit të trajnerit të Kukësit, Skënder Gega drejt Turqisë, për trajtim të specializuar, për shkak se gjendja shëndetësore nga Koronavirus është përkeqësuar, ka reaguar edhe presidenti i nderit në klubin verilindor, Safet Gjici.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në “Facebook”, shkruan se është i shqetësuar për gjendjen e Gegës, teksa shton më tej se është i bindur se ai do ia dalë ta kalojë këtë moment të vështirë.

Postimi i Gjicit:

Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit tonë Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të që po kalojmë.

Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në ne drejtimin e ekipit tonë .

Jemi të gjithë me ty Skënder në këto momente të vështira. 
Jam shumë i bindur që ti do ta fitosh këtë betejë.

 

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

EKSKLUZIVE/ Armah largohet nga Skënderbeu

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu po mundohet të përforcohet në këtë merkato janari, por mesa duket në skuadër ka dhe firo. Pas Govorit, i larguari i radhës është Samuel Armah.

Ganezi i ardhur në verë nuk është përshtatur dot dhe është larguar nga klubi bardhekuq.

Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari për CNA.al, duke deklaruar se ka gjetur ekip të ri në vendlindjen e tij. Ai i eshte bashkruar ekipit te International Allies FC.

Nga Skënderbeu, priten edhe largime të tjera gjatë ditëve në vijim. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Balaj e dreqos në Austri, ja çfarë i ndodhi sulmuesit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Bekim Balaj, është “skuqur” ditën e sotme në kampionatin austriak. Sturm Graz luante ditën e sotme me Rapidin e Vienës, një ndeshje ku do të vendosej për vendin e parë, që tashmë e ka marrë Rapidi, pasi triumfuan në fund me rezultatin 4-1.

Balaj e nisi ndeshjen nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 66’, kur ndeshja ishte 3-1 në favor të Rapidit. Megjithatë sulmuesi i Kombëtares, qëndroi në fushë vetëm 4 minuta, pasi në minutën e 70’ u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Një karton i kuq ky që vjen në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja ekipet, pasi luhej për vendin e parë.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Tifozët i shkojnë te shtëpia Taulant Xhakës, shikoni çfarë i bëjnë

Publikuar

-

Nga

Taluant Xhaka po kalon një periudhë shumë të vështirë, teksa ka mbyllur sezonin, për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit të majtë.

Mesfushori i Kombëtares qëndron jashtë fushave nga gushti i vitit të kaluar, ku pësoi dëmtimin dhe pak ditë më parë mori lajmin e keq që duhej t’i nënshtrohej operacionit. Duke parë momentin e vështirë që po kalon lojtari, tifozët e Bazelit kanë menduar t’i gjenden pranë, duke e surprizuar me një veprim të bërë së fundmi.

Tifozët kanë shkuar te shtëpia e Xhakës, dhe jashtë saj kanë vendosur një banderolë të madhe, në të cilën shkruhej: “E kuqja është dashuri, e kaltra besnikëri. Bëhu më mirë Taulant!”

I surprizuar ka mbetur nga ky veprim i tifozëve edhe mesfushori i cili i ka falënderuar ata nëpërmjet  profilit zyrtar në “Instagram”.

LEXO TE PLOTE