Blog
Ja si Biden i manipuloi zgjedhjet presidenciale në SHBA

Nga Tucker Carlson “Fox News”
Ju mund të keni dëgjuar shumë gjatë ditëve të fundit mbi sigurinë e makinerive tona elektronike të votimit. Kjo është një çështje reale dhe serioze, pavarësisht se kush e ngre atë, apo kush përpiqet që ta heqë zhvlerësojë si një teori konspiracioni.
Votimi elektronik nuk është aq i sigurt sa numërimi tradicional i votave me duar. Dhe nuk do të jetë asnjëherë po aq i sigurt. Votuesit mund ta shohin këtë gjë, pasi ajo është e qartë, dhe pikërisht kjo i bën ata nervozë. E kush nuk do të ishte në fakt?
Liderët tanë na kanë dhënë çdo arsye për të mos i zënë besë teknologjisë. Njerëzit që tani po na thonë të mos vëmë më në pikëpyetje makinat elektronike të numërimit të votës, janë të njëjtët që pretenduan se telefonat tanë nuk po na përgjoheshin. Ata gënjejnë. Këtë e dimë që të gjithë. Vendet e tjera nuk e përdorin votimin elektronik, pasi e dinë se ai e minon besimin tek demokracia. Dhe një sistem nuk mund të funksionojë, në rast se askush nuk i beson votës. Siç po e zbulojmë kjo gjë është e vërtetë edhe këtu në SHBA. Duke ecur përpara, ne duhet të zbulojmë saktësisht se çfarë ndodhi në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, pavarësisht se sa kohë mund të duhet për të zhvilluar hetimin apo sesa na kushton ky proces.
Sapo të marrim përgjigje nga ai hetim, duhet të kthehemi menjëherë te sistemi tradicional i votimit, pasi është ai që i ka shërbyer demokracisë tonë për qindra vjet. Ajo që po bëjmë tani nuk është duke funksionuar. Dhe ky nuk është një ekzagjerim. Që nga e hëna në mbrëmje, shteti i Nju Jorkut, nuk kishte arritur ende të numëronte votat në 5distrikte për shkak të votimit përmes postës. Kjo është një katastrofë, dhe ne duhet të ndalim së pretenduari se nuk është kështu. Por ne gjithashtu nuk duhet të lejojmë që fokusi që kemi mbi makineritë e votimit, të na shkëpusë vëmendjen nga gjithçka që ndodhi në fillim të këtij muaji. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, nuk ishin të ndershme, dhe asnjë person i ndershëm nuk do të pretendonte se ishin të tilla.
Sistemi u manipulua kundër një kandidati, dhe në favor të një tjetri, dhe jo në mënyra që ishin të fshehura nga sytë e publikut. Media kryesore mbështeti haptazi kandidatin demokratë. Xho Bajden dhe Kamala Herris, refuzuan të shpjegojnë se çfarë do të bënin nëse fitonin.
Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në asnjë palë zgjedhje presidenciale në historinë e SHBA-së, por media kryesore i lejoi që ta bënin atë. Njëkohësisht, duke filluar nga pranvera e këtij viti, demokratët e përdorën emergjencën tonë të shëndetit publik për qëllime partiake. Ata dënuan mbështetësit e Trump pse tuboheshin, por përjashtuan nga kritika aktivistët e tyre –rebelë dhe vandalë nga “Black Lives Matter” dhe “Antifa”.
Kufizimet që zbatuan në shtetet që kontrollonin, i shkatërruan bizneset e vogla të Amerikës, zemrën e Partisë Republikane, ndërsa i bënë edhe më të pasur donatorët e tyre. Vetëm Xhef Bezos, e shtoi pasurinë e tij me më shumë se 70 miliardë dollarë gjatë pandemisë.
Pastaj, demokratët e përdorën koronavirusin për të ndryshuar sistemin e votimit. Ata shtuan jashtëzakonisht numrin e fletëvotimeve me postë, pasi e dinin që kandidatët e tyre do të përfitonin nga një proces votimi më pak i sigurt. Dhe kishin të drejtë. Ata përdorën gjithashtu gjykatat për ta dekurajuar shkuarjen në votime të anëtarëve të Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA), ndër breza votuesit më të rregullt. Nuk është shkruar shumë për këtë gjë, por faktet ishin të shumta. Falë presioneve ligjore nga e majta, NRA luajti një rol shumë më të zbehtë në këto zgjedhje, dhe kjo bëri diferencën në shtetet e lëkundura si Pensilvania dhe të tjerët.
Por mbi të gjitha, demokratët shfrytëzuan fuqinë e “Big Tech” për t’i fituar këto zgjedhje. Gati të gjitha lajmet dhe informacionet në botën anglishtfolëse, udhëtojnë përmes një kompanie të vetme, Google. Një përqindje e madhe e debateve tona politike, zhvillohen në Facebook dhe Twitter. Dhe nëse e përdorni teknologjinë për të censuruar idetë që njerëzit lejohen të shprehin në internet, ju kontrolloni në fund të fundit mënyrën sesi voton popullata. Dhe kjo është pikërisht ajo që ata bënë. Ata i manipuluan zgjedhjet para syve tanë,dhe askush nuk bëri
asgjë për ta parandaluar këtë./Përshtatur nga CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Si lindi teoria e pllakave tektonike, që shpjegon ndodhjen e tërmeteve
Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej të ishte statike dhe e ngurtë. Por teoria e tektonikës së pllakave, e ka...

Mansa Musa, kush ishte njeriu më i pasur në histori
Kur njerëzit mendojnë për njerëzit më të pasur në histori, u shkon më shpesh mendja tek industrialistët e epokës moderne, si Rotçajldët apo Rokefeler-ët. Ndoshta...
1 Koment