Connect with Us

I goditur me thikë në gjoks/ Gjendet i pajetë në mes të rrugës shqiptari në Itali

Kronika

I goditur me thikë në gjoks/ Gjendet i pajetë në mes të rrugës shqiptari në Itali

Publikuar

-

Një 59-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në Attigliano, Terni pranë daljes në autostradë.

Trupi i shtrirë në mes të rrugës u konstatua nga disa kalimtarë të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

58-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë në mes të barkut dhe gjoksit. Thika u gjet pak metra larg kufomës. Rrethanat e vdekjes mbeten misterioze. Policia po heton disa pista nga vrasja dhe deri tek vetëvrasja.

Shqiptari kishte mbërritur disa muaj më parë në Attigliano dhe kishte zbuluar se ishte i sëmurë rëndë./CNA.al

Burimi: https://www.ternitoday.it/cronaca/uomo-ucciso-coltellata-petto-indagini-carabinieri-attigliano-terni-25-novembre-2020.html

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I doli emri në përgjimet e “Ndragetës”/ Reagon biznesmeni Besnik Halili

Publikuar

-

Nga

I doli emri në përgjimet e “Ndragetës”/ Reagon biznesmeni Besnik Halili

Pas skandalit të përgjimeve nga antimafia italiane, në Shqipëri ka shpërthyer debati për pastrimin e parave në ndërtim.

Në këto përgjime janë përmendur disa emra në biseda telefonike, dhe ndër të tjera përmendet emri i biznesmenit Besnik Halili, i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k.

I kontaktuar nga MCN TV në lidhje me lajmet e këtyre ditëve të fundit, ka refuzuar në mënyrë absolute të këtë lidhje.

“E ndiej të domosdoshme të sqaroj opinionin publik mbi këto trillime, që bëhen veçse për qëllime politike, sepse nuk ekziston asnjë lidhje mes emrit tim dhe personazheve të politikës. Në fakt mund të shtoj se nuk kam asnjë marrëdhënie pune apo miqësie me emrat e përmendur. Unë jam inxhinier dhe sipërmarrës në sektorë të ndryshëm. Që prej vitit 1996 mbuloj pozicionin e drejtorit të Shoqërisë GTS sh.p.k., pjesë e multinacionales italiane Sol Group, kuotuar në bursë dhe prezente në 29 vende të botës. Ne jemi furnizuesi kryesor qysh prej vitit 1996 i spitaleve publike dhe private në vend, dhe dua të shtoj që për këtë jam dhe personalisht krenar, sidomos për shërbimet e kryera gjatë pandemisë, ku shërbimi nuk u ndal asnjë moment. Jam krenar dhe për mbështetjen e grupit, dhe ritheksoj, operojmë në tregun shqiptar si furnizuesi kryesor në disa dekada.

Refuzoj kategorikisht çdo akuzë në këtë sens. Unë kurrë nuk jam marrë me ndërtim dhe asnjëherë nuk kam patur asnjë marrëdhënie biznesi me Bashkinë e Tiranës. Por gjithashtu as shoqëria që unë drejtoj nuk ka patur asnjë marrëdhënie me Bashkinë e Tiranës, sepse e tillë është natyra e punës që ne realizojmë. Nuk kemi patur asnjë rol në ndërtime të asnjë lloji.

LEXO EDHE:  Si të ulni rrezikun e vdekjes

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohet trafikanti i kokaines, konsiderohet koke krimi

Marrëdhënia ime e biznesit me z. Gallo ka qenë zero. Nuk ka asnjë aktivitet me shoqërisë që unë drejtoj dhe biznesit apo bizneseve të z. Gallo. Kam patur oferta në lidhje me produktet që z. Gallo tregtonte, por që nuk janë realizuar. Kaq. Asgjë më shumë, asnjë biznes apo kontratë nuk na lidh. Çdo njeriu që merret me biznes mund t’i rastisë rëndom të diskutojë me sipërmarrës të huaj ose vendas, dhe unë nuk i paragjykoj ata. Kjo nuk më bën as ortak me ta e as më tepër bashkëpunëtor të aferave të tyre. Madje dhe oferten për veshje pune, arsye për të cilën e njoha, nuk e pranuam. Kaq janë faktet, të tjerat veçse spekulime.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet i “forti” i Shkodrës/ Kush është 41 vjeçari i kërkuar nga Italia

Publikuar

-

Nga

Arrestohet i “forti” i Shkodrës/ Kush është 41 vjeçari i kërkuar nga Italia

Një 41 vjeçar shqiptar i kërkuar nga policia Italiane është arrestuarnë Shkodër.

Policia ka arrestuar shtetasin Bledar Cafin 41-vjeç, me qëllim ekstradimin në Itali, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Në verë të vitit të kaluar Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.

LEXO EDHE:  Si të ulni rrezikun e vdekjes

LEXO EDHE:  Si të ulni rrezikun e vdekjes

Disa vite më parë Cafi u arrestua në Francë dhe u ekstradua në Shqipëri, ndërsa tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti”i Shkodrës do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë përtej Adriatikut për akuzat që janë ngritur kundër tij për pjesëmarrje në organizata kriminale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-E rëndë në Greqi/ Qëllohet me 5 plumba 27-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Video-E rëndë në Greqi/ Qëllohet me 5 plumba 27-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.

Një 27-vjeçari shqiptar mësohet se është qëlluar me 5 plumba brenda makinës së tij.

Gjendja e tij sipas mediave vendase raportohet kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Hagia Sophia.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po hetojnë shkaqet e ngjarjes si dhe po bëjnë krehjen e zonës.

LEXO EDHE:  Video- Drogë, armë dhe eksploziv/ Ja kush e drejtonte trafikun nga Shqipëria në Itali

LEXO EDHE:  Si të ulni rrezikun e vdekjes

LEXO TE PLOTE