Connect with Us

Habia në KQZ/ Konfliktet do shqyrtohen sipas Kodit të Procedurave Civile!

Aktualitet

Habia në KQZ/ Konfliktet do shqyrtohen sipas Kodit të Procedurave Civile!

Publikuar

-

Habia në KQZ/ Konfliktet do shqyrtohen sipas Kodit të Procedurave Civile!

Pas miratimit të tre Rregulloreve si pjesë e akteve nënligjore që duhen hartuar dhe miratuar nga KQZ-ja e Republikës së Re, duket sikur anëtarët e rinj, kanë marrë ca kohë pushim.

Në faqen e KQZ-së nuk ka më akte të reja nga lista prej të paktën 35 rregulloreve dhe udhëzimeve që duhet të jenë efektive javë ose muaj përpara datës 25 Prill.

Nga aktet e miratuara deri tani dhe që besojmë se janë vlerësuar si prioritare nga lista e gjatë prej 35 të tillash, nuk mund të mungonte tenderi i famshëm i opozitës i cili çmimin fillestar e kish 15 milionë euro, por që duket se do tejkalojë shifrën 18.

Si thoshte Tan Lamja i famshëm, “mos u zini se ka për të tërë”!?

Dy aktet e tjera janë rregullorja e funksionimit të Komisionit Regullator dhe e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Kodi Zgjedhor autorizon hartimin e rregullave proceduriale për mbledhjet e Komisionit Rregullator nga njëra anë dhe seancave të Komisionit të Ankimineve dhe Ankesave nga ana tjetër.

Ajo që na ra në sy nga leximi i parë i atyre rregulloreve ishte referimi i bërë tek Kodi i Procedurave Civile.

Sipas rregulloreve të miratuara nga KQZ-ja e Republikës së Re, kjo e fundit ka vendosur që mosmarrveshjet e palëve për çështje të lidhura me zgjedhjet ti trajtojë sipas Kodit të Provedurave Civile!!!

Dmth KQZ si organ administrativ, për shqyrtimin e çështjeve të lidhura me votën e shqiptarëve do i referohet Kodit të Pr.Civile!

Pra për KQZ-në e Republikës së Re kur PD, PS, LSI dhe/ose parti të tjera të ankohen në KQZ, kjo e fundit do hapë Kodin e Procedurave Civile dhe do i trajtoje partitë si palë në një konflikt civil ku ato ngrenë pretendime për plaçkat e shtëpisë.

KQZ që duhet të ruajë votën e shqiptarëve, është organ administrativ. Si i tillë, “vota” nuk është plaçka që duhet të ndahet, por themeli i demokracisë që duhet të mbrohet.

Me kodin e Procedurave Civile, partitë politike mundet që ta ndajnë edhe me marrveshje mes tyre plaçkën.

LEXO EDHE:  Kërkesa e Prokurorisë vë në lëvizje KQZ-në/ PS braktis Kajmakun: Të përballet i vetëm

Por jo votën!

Ajo mbrohet dhe KQZ duhet rë jetë aty që ta mbrojë si dhe të sigurohet që numërohet ashtu si duhet.

Më tej pasi i hedh një lexim të shpejtë akteve të miratuara në KQZ, kupton që gjysma e atyre që shiten si dispozita akti nënligjor, në fakt janë kopjim i dispozitave të Kodit Zgjedhor që është miratuar në Kuvend.

Si të tilla, sa herë që dikujt do i duhet të referoje tek rregulli, nuk do ketë logjikë të zgjedhë për referim një paragraf akti nënligjor, kur i njëjti paragraf, është pjesë e korpusit të dispozitave të Kodit Zgjedhor. Si i tillë ai tekst ka fuqinë e aktit ku është parashikuar dhe rregulluar për herë të parë.

Sporti i kopjimit të dispozitave të një ligji për tu shitur si dispozita akti nënligjor, është rasti kur përsëritja nuk mund të trajtohet si nënë e dijes. Për fat të keq kjo mund të dëshmojë padijen për koncepte bazike në hartimin e aktit nënligjor.

Kopjimi i dispozitave nga një akt me fuqi juridike më të lartë, për tu përfshirë ne një akt me fuqi juridike më të ulët, nuk mund të trajtohet si punë, sa kohë nuk shton asgje dhe nuk sjell asgjë të re në kuadrin ligjor përkatës.

Mund te jetë bërë për të shtuar nenet e Rregulloreve që të duket sikur ato janë shumë, por edhe kjo duket shumë fëminore për standartin e pretenduar nga Kodi Zgjedhor për anëtarët e KQZ-së së Re!

Ajo që habit është se tek lista e gjatë e neneve që KQZ-e Republikës së Re ka zgjedhur të kopjojë nga Kodi Zgjedhor, ka gjykuar që të bëjë edhe shtesën e çuditshme të referencës ne Kodin e Procedurave Civile.

Të vetmen shtesë që flet më shumë se gjithë pjesa tjëtër e dispozitave të rregulloreve, që besojmë se nuk ja vlen më të analizohen./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka kritikuar mbrëmjen e sotme kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe aleatët e tij Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Duka tha se Basha duhet të përshpejtojë negociatat me aleatët, ndërsa kërkoi që të gjithë të lëshojnë pe.

Duhet të përshpejtohet procesi i negociimit. A e ka fajin Fatmiri me Shpëtimin, a e ka Lul Basha unë nuk e di. Të dy palët duhet të lëshojnë, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të marrin vendimin në favor të asaj kauze. Të heqim pak nga vetja, se po nuk hoqëm dy pare nga vetja, asnjëherë nuk arrihet”, theksoi ai në emisionin “Log”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Jam zonja e shtëpisë dhe bëhet si them unë!”/ Plas debati mes Eni Vasilit dhe juristit

Publikuar

-

Nga

“Jam zonja e shtëpisë dhe bëhet si them unë!”/ Plas debati mes Eni Vasilit dhe juristit

Plarent Ndreca dhe drejtuesja e emisionit ‘Open’ Eni Vasili janë përfishrë në një debat të ashpër mbremjen e sotme, duke degjeneruar dhe në fyerje personale.

Ndreca u ankua se ishte ftuar në një tryezë të dobet, duke iu referuar analistëve Çlirim Gjata dhe Fari Balliu.

Moderatorja Vasili ka ndërhyrë duke i kujtuar Ndrecës se ai duhet të flasë dhe të thotë mendimin e tij, jo të gjykojë kolegët dhe të ftuarit apo fjalët e saj.

Pjesë nga debati

Ndreca: Analiza në këtë panel ka rënë në një nivel shumë të ulët, s’mund ta pranoj.

Vasili: Ju flisni për veten tuaj dhe analizën tuaj, jo të kolegëve.

Ndreca: Ju nuk mund të vini në dyshim…

Vasili: Unë jam e zonja e shtëpisë dhe këtu e vendos unë se kush flet dhe për çfarë do flasim.

Ndreca: Ju nuk jeni gjyqtare ky është panel dhe analizë e dobët.

Vasili: I dobët apo jo kjo është puna ime, e dobët ishte dhe analiza juaj.

Ndreca: Më vjen keq, por po del nga binarët e asaj që po flisni.

LEXO EDHE:  Lefteria e KQZ mbron krimin/ Bllokohet në kundërshtim me Ligjin publikimi i Formularëve të Dekriminalizimit

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj Bindjes Demokratike/KQZ: Aleati i Lulit, tërhiqet nga tërheqja

Vasili: Po bën gabim që po flet kështu dhe ndoshta keni bërë gabim që ke ardhur në këtë panel nëse nuk të pëlqen. Nëse ke ardhur për të dhënë opinion politik..

Vasili: Të lutem shumë dilni në fb tuaj dhe flisni me shoqërnë. Mos provokoni! Do më treg ti mua se çfarë të bëj unë dhe si ta drejtoj emisionin…

Ndreca: Ju s’më gjykoni mua se çfarë analizoj.

Vasili: Të gjykoj që çke me të. Jeni këtu të flisni për çfarë ju kam ftuar unë, jo për çfarë doni ju të flisni. Jeni i qartë për këtë?

Ndreca: Po jam, ta mbaroj tani unë?

Gjata: Do të bëj boom të heqi vëmendjen nga përgjimet dhe të marrë vëmendje vetë.

Ndreca: E vetmja gjë që ekziston këtu është dëshira e opozitës për ta instrumentalizuar këtë.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë e mban peng koalicionin me Bashën?/ Rrëfehet Mediu: Nuk kërkoj vend të sigurt, por…

Publikuar

-

Nga

Çfarë e mban peng koalicionin me Bashën?/ Rrëfehet Mediu: Nuk kërkoj vend të sigurt, por…

Gjetja e gjuhës së përbashkët mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kreut të Partisë Republikane Fatmir Mediu, nuk është gjetur akoma.

Për këtë ka folur mbrëmjen e sotme Fatmir Mediu, i cili tha se nuk i ka kërkuar asgjë PD-së përveç partneritetit.

Nëse kemi një mandat në Tiranë duhet të jemi në atë zonë që përcaktohet mandati, por edhe të biem atë vlerë të votave në Tiranë. Nuk i kam kërkuar asgjë PD-së përveç partneritetit në çdo qendër votimi për të fituar zgjedhje.

Ne po negociojmë me zotin Basha dhe të gjithë negociatorët. Para 2-3 ditëve kam qenë me zotin Basha. 90% të kohës e kemi konsumuar për mënyrën si duhet të dalë, organizohet opozita”, u shpreh ai në emisionin “Log”, ndërsa tregoi se çfarë po e mban peng partneritetin me Bashën.

LEXO EDHE:  KQZ miraton zonat e administrimit zgjedhor/ Shtohen 2 ZAZ në Berat dhe Fier

LEXO EDHE:  Përfundon numërimi për 16 bashki/ ASHE fiton 11 njësi, APPD 5

Fatmir Mediu psh do të kandidojë në Tiranë. Sipas votave i takojnë 2 kandidime në Tiranë. Sepse ne kemi nxjerrë 36 kandidatë, po shkojmë te 2, të tjerët do të jenë mbështetës të kandidatëve të listës.

Në Shkodër ne kemi vendin ku na takon, duhet bërë përllogaritja i 6-shti apo 7-ti, etj, në Fier 6-ti apo 7-ti, në Korçë 8-ti apo 9-ti, në Elbasan i 6-ti, 5-ti apo 7-ti, të gjitha sipas përllogaritje. Nuk po i kërkojmë PD-së vend të sigurt, por futja në garë”, deklaroi kreu i PR-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE