Connect with Us

“Gaztori i qeverisë që festonte me Ilir Metën”/ Gazetari i kërkon Ramës shkarkimin e Erion Isait

Sociale

“Gaztori i qeverisë që festonte me Ilir Metën”/ Gazetari i kërkon Ramës shkarkimin e Erion Isait

Publikuar

-

Gazetari Sokol Balla i ka kërkuar kryeministrit Rama shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Ersekës, Erion Isai pasi mori pjesë në ditëlindjet e Bes Kallakut.

Balla shprehet se Rama ka të drejtë dhe se ditëlindja e aktorit ishte një turp. Ai shton se Presidenti i Republikës është i papërgjegjshëm dhe nga pikëpamja kushtetuese, ndërsa politikisht e ndan përgjegjësin përgjysmë, duke i dhënë gjysmën Edi Ramës, i cili në pamundësi për të ndëshkuar atë, shkarkon 6 policë.

“Ligji është i barabartë për të gjithë”, shrehet Balla më tej dhe shton se përpara se të të na kritikojë për masat dhe të merret me Ilir Metën duhet të ktheje kohën nga veprimi i kryebashkiut të Ersekës.

“Kryeministri me të drejtë ka kritikuar shembullin e keq, negativ, që disa persona publikë kanë dhënë në një ditëlindje të një komediani të njohur, ku ka marrë pjesë dhe presidenti i Republikës. Kritikë për një ditëlindje publike. Nuk e di nëse do ta bënte këtë nëse aty nuk do ishte Presidenti, zonja e parë dhe ajo që ai e quajti “çeta e tij, çeta e Ilir Metës”. Por ka një problem, te ajo çetë ka pasur njerëz publikë, dhe një pjestar çete, i një çete tjetër, asaj të qeverisë.

Le të themi që Rama ka të drejtë. Ditëlindja e gaztorit të njohur ishte turp, jo më shumë për atë vetë por për të futarit VIP të instagramit që shkelën çdo rregull etik dhe ligjor sepse nxorën pa u bërë pështypje gjithcka në publik. Kjo kur Shqipëria jeton ditë të errta për shkak të pandesmisë, kur qeveria çon njerëz me zor në gjumë në orën 10 të darkës dhe mbush me gjoba njerëzit e thjeshtë.

LEXO EDHE:  Ilir Meta dorëhiqet nga posti i kryetarit të LSI-së

Presidenti i Republikës është i papërgjegjshëm dhe nga pikëpamja kushtetuese, ndërsa politikisht e ndan përgjegjësin përgjysmë, duke i dhënë gjysmën Edi Ramës, i cili në pamundësi për të ndëshkuar atë, shkarkon 6 policë. Nëse nuk do kishte shkarkuar 6 policët sot nuk do isha duke thënë asnjë fjalë.

Por të heqësh nga puna 6 hallexhinj ndërkohë që në atë festë ishte një kryetar socialist bashkie, ndaj të cilit nuk merret asnjë masë, është turp dhe hipokrizi. Kryetari i Bashkisë së Ersekës që rri shumicën e kohës në Tiranë, një gaztor i katapultuar në politikë me skemën e njohur të Edi Ramës, sot bën gazin e botës qevrinë që e ka zgjedhur. Ai mbetet i pandëshkuar dhe koston ja lë qeverisë dhe kryeministrit që e zgjodhi në Ersekë, për faqen e zezë të socialistëve të cilët u detyruan të votonin një gaztor të nivelit të dytë.

Sot gaztori i qeverisë që festonte me Ilir Metën është i pandëshuar dhe qëndron në detyrë. Ndërkohë që duhet të shkarkohej menjëherë.
Kryeministri nuk mund të tallet me ne të tjerët kur njeriu i tij me zë dhe figurë pranë Ilir Metës, sfidonte nervat tona të lodhura nga pandemia. Ligji është i barabartë për të gjithë. Edi Rama para se të na kritikoj për masat dhe të merret me Ilir Metën, të shkarkoj në fillim kryetarin e tij të bashkisë së Ersekës”, shprehet Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tërmet i fortë lëkund vendin/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Kroacia nuk gjen qetësi/ Një tjetër i fortë tërmet lëkund vendin

Lëkundje tërmeti janë regjistruarpak minuta më parë në vend.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tij është regjistruar 20 nga Laçi dhe 28 km nga Durrësi, ndersa është ndjerë lehtë dhe në kryeqytet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rrëshqitje dheu në Librazhd, rrezikohen disa banesa

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, vec përmbytjeve të mëdha kanë shkaktuar dhe reshqitje dhe në shumë zona të vendit.

Në Librazhd, në lagjen e ish-ushtarakut ka pasur rrëshqitje dheu duke bërë që të rrezikohen edhe disa banesa.

Dëmtime ka patur dhe në ujësjellës dhe shtyllat e energjisë elektrike.

LEXO EDHE:  Ersekë/ Incident gjatë prezantimit të kandidatit, një karrige në drejtim të Bashës

LEXO EDHE:  "Ju mirëpresim më 2 mars"/ Meta program të veçantë për bashkëatdhetarët që vijnë nga jashtë

Aktualisht po punohet për riparimin e defekteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rëndohet situata në Shkodër/ Uji hyn në banesa, nis evakuimi i banorëve dhe gjësë së gjallë

Publikuar

-

Nga

Rëndohet situata në Shkodër/ Uji hyn në banesa, nis evakuimi i banorëve dhe gjësë së gjallë

Është rënduar situata nga përmbytjet në Shkodër.

Uji ka vërshuar në banesa në Obot të Anës së Malit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve. Po ashtu, në Darragjat ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka parë nga afër situatën ndërsa është shprehur se emergjencë vazhdon të mbetet ushqimi për gjënë e gjallë, ku akoma nuk ka një përgjigje nga Institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Ministria e Bujqësisë për kerkesën tonë për furnizim, kerkesë e bërë që me 14 janar 2021.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë së Shkodrës është e rënduar ditën e sotme. Ka rritje të ndjeshme të sipërfaqes nën ujë dhe parashikohet që në ditët në vijim të ketë rritje të sipërfaqes dhe nivelit të ujit.

Sot uji ka hyrë në dy banesa në Obot të Anës së Malit, familjarët e të cilave janë evakuuar. Po ashtu, në Darragjat ka nisur evakuimi i gjësë së gjallë.

Emergjencë vazhdon të mbetet ushqimi për gjënë e gjallë, ku akoma nuk ka një përgjigje nga Institucioni i Prefektit të Qarkut dhe Ministria e Bujqësisë për kerkesën tonë për furnizim, kerkesë e bërë që me 14 janar 2021.

Në këto kushte, do të veprojmë me fondet e emergjencave civile të Bashkisë së Shkodrës, duke nisur procedurat për sigurimin ushqimit për gjënë e gjallë në një sasi rreth 200 ton koncentrat.

Do të kërkojmë gjendjen e emergjencës civile në nivel lokal për të mundësuar përgjigjen ndaj situatës aktuale, por edhe asaj post- përmbytje.”

LEXO TE PLOTE