LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotoja e qytetarit që tërheq zvarrë qenin me makinë/ Policia shoqëron 67-vjeçarin

25 Nëntor 2020, 19:42, Kronika CNA
Fotoja e qytetarit që tërheq zvarrë qenin me makinë/ Policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sërish ditën e sotme në Durrës, ku një person ka tërhequr zvarrë me makinë një qen, të cilin e kishte lidhur mbrapa makinës.

Duke marrë shkas nga një fotoja e publikuar në rrjetet sociale, ka ardhur edhe reagimi i policisë.

Blutë bëjnë me dije se menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Benz”, shtetasin H. H., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili deklaroi se e kishte konstatuar kafshën (qenin), të ngordhur, në rrugë, në afërsi të banesës ku jeton, (bazuar kjo dhe nga dëshmitë e personave të tjerë, banues në atë lagje), dhe e kishte marrë për ta spostuar pranë koshit të mbeturinave.

Në vijim të veprimeve seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, procedoi penalisht shtetasin H. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./ CNA.al

Lajmet e fundit nga