Connect with Us

Fitorja e radhës për Partizanin, Daja: Ja cili është objektivi i klubit

Sport

Fitorja e radhës për Partizanin, Daja: Ja cili është objektivi i klubit

Publikuar

-

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja u shpreh i kënaqur pas triumfit në transfertë ndaj Apolonisë me rezultatin 0-3. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Gol”, tekniku kryeqytetas analizoi këtë ecuri pozitive duke u shprehur:

4 NDESHJE PA PËSUAR – Na vjen mirë që në këto 4 javët e para 3 i kemi luajtur në transfertë. Faza e mbrojtjes shkon mirë sepse janë të gjithë lojtarë që sakrifikojnë. Mbas minutës së 25-të kemi bërë gjithçka mirë. Kemi pasur shumë raste para portës. Më vjen mirë që rritemi dhe konsolidohemi. E gjithë fitorja shkon për sakrificën e skuadrës.

SHPËRNDARJA E GOLAVE – Ka anën e vetë të mirë, jemi të gjithë pjesëmarrës në përfundimin e aksionit. Lukasi po e bën shumë mirë sulmuesin. Është si 9 falso. Do të doja të kishim një lojtar golashënues. Goli i jep një qetësi ekipit.

PRESIONI MË I VOGËL- 50 me 50. Objektivat e Partizanit përtej merkatos janë gjithmonë maksimale. Presionin e kemi vetë sepse jemi pjesë e një klubi me objektiva maksimale. Ja dedikova fitoren lojtarë, sepse sakrifikojnë jashtë mase, edhe pse akoma kemi probleme në fazën e mbrojtjes dhe të sulmit.

ZGJEDHJET NË MESFUSHË- Me dëmtimin e Brojës, kishim më pak zgjedhje për qendrën e mesit të fushës. Kote është ndeshja e dytë që bën performancë të mirë. Bardhi do kohën e vetë. Roli natyral është sulmues i pastër. Sot ishim të kushtëzuar nga mungesa e Brojës. Jam i kënaqur nga Mala. Disa gjëra i mbulojnë edhe me elementët teknik. Sulmi i shpejt ishte objektivi jonë sot, sepse Apolonia luante me 3 qendra.

TË RINJTË- Ekipi B militon në Kategorinë e Parë, ka nevojë për lojtarëVe. Do të rrisnim konkurrencën brenda grupin. Futbollistët e rinj e kanë shansin e artë për të treguar vlerat e tyre dhe për të përfaqësuar Partizanin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Ibrahimovic rikthehet me dopietë, Milani mposht Cagliarin

Publikuar

-

Nga

Milani kalon edhe pengesën Kaljari! Kuqezinjtë e Stefano Piolit, triumfuan në transfertë me rezultatin 0-2, falë dopietës së Zllatan Ibrahimoviç. Rikthim i frikshëm i sulmuesit suedez, i cili e nisi ndeshjen si titullar, duke shënuar 2 herë dhe duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij, që kryeson kampionatin e vetme me 43 pikë në 18 ndeshje.

Edhe pse pa shumë titullarë si Teo Hernandez, Çalhanoglu, Rebiç si dhe Benaser, 7 herë fituesit e Championsit arritën të bindnin. I vetmi “pishman” në këtë sfidë ishte dalja me karton të kuq e Selemekers.

I rikthyer nga dëmtimi, belgu u aktivizua në minutën e 66-të të sfidës, duke zënë vendin e Hauge. Futbollisti i Milanit qëndroi vetëm 8 minuta në fushë, teksa u ndëshkua 2 herë me kartonë të verdhë në minutat 68 dhe 74, duke lënë skuadrën e Piolit me 10 lojtarë për afro 20 minuta.

Pavarësisht inferioritetit numerik, kryesuesit e Serisë A, arritën ta menaxhonin mjaft mirë rezultatin, duke mos e vënë për asnjë moment në dyshim suksesin. Sfidën e radhës Milani do e luajë më datën 23 janar ndaj Atalantës në shtëpi. Ndërkohë për Kaljarin kjo ishte humbja e 5-të radhazi në kampionat.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Barazoi në ndeshjen e fundit, ish-trajnerin e Milanit e shkarkojnë nga klubi i Serisë A

Publikuar

-

Nga

Tashmë është zyrtare. Marko Xhampaolo nuk do të jetë më në stolin e Torinos. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi “granata” nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në faqet zyrtare në rrjetet sociale.

53-vjeçari është liruar nga detyra, për shkak të rezultateve negative. Shkarkimi erdhi pas barazimit 0-0 në shtëpi ndaj Specias. Edhe pse skuadra kundërshtare luajti me 10 lojtarë për shumë minuta, Torino nuk arriti të triumfonte.

 

Skuadra ku aktivizohet mbrojtësi i Kosovës, Vojvoda, gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 18 ndeshje, ku ka grumbulluar vetëm 13 pikë dhe gjendet në zonën e rrezikshme, duke mbajtur pozitën e 18-të.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ish-sulmuesi i Kukësit bashkohet me Apoloninë e Kamaratës

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi brazilian që pak ditë më parë është bërë pjesë e skuadrës së Apolonisë vijon provën, pasi ende nuk ka një përgjigje për të. Ndërkohë që në Fier së fundmi është bashkuar me skuadrën e trajenrit italian Kamarata edhe MarkoVanbasten Çema.

Ky i fundit që ka qenë pjesë e skuadrave të Partizanit, e më pas te Kukësi dhe Erzeni në pjesën e parë të këtij sezoni synon që të bëhet pjesë e skuadrës së Apolonisë. Por, që është në provë dhe do të vendoset për të pas pak ditësh.

Apolonia pas fitores me Laçin luan në fushën e vet me Kukësin, një ndeshje tjetër mjaft delikate për skuadrën e trajnerit Fabrizio Kamarata që ka marrë 4 pikë në krye të skuadrës bardhjeshile.

LEXO TE PLOTE