LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erik Lloshi bën deklaratën e fortë/ “Kam menduar të largohem nga Shqipëria”

25 Nëntor 2020, 11:32, Lifestyle CNA
Erik Lloshi bën deklaratën e fortë/ “Kam menduar të

Erik Lloshi është shprehur shumë i revoltuar përsa i përket pjesëmarrjes së tij në Festivalin e 59 të Këngës. Pak ditë më parë nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai është shprehur me tone shumë të ashpra për organizatorët e festivalit, pasi në rrejt qarkulloi dhe emri i fituesit para mbajtjes së Festivalit.

?Ore ka mbaru festivali apo ça po ndodh? Ça turpi është ky shtet! Më vjen për të vjellë që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron mendja mediokre dhe kurvëria. Muzika ka vdek me kohë. S?ja vlen më?, shkroi këngëtari në një postim në Instagram.

I ftuar në emisionin ?ABC-ja e mëngjesit?, këngëtari ka treguar se e ka menduar largimin nga Shqipëria pasi nuk ndihet i vlerësuar dhe nuk ka gjetur mbështetje për kontributin që ka dhënë në muzikë.

?Kur u mbyll çdo gjë mendoja të largohesha nga Shqipëria. Dua të shoh diçka ndryshe, një jetesë ndryshe. Ka shumë gjëra që këtu janë në disfavorin tim si individ, nuk kam mbështetjen e duhur nga asnjë institucion për këtë kontribut.

Artistët nuk vlerësohen dhe është për të ardhur keq. Do të ishte shumë mirë nëse do të jetoja në vendin tim dhe të merrja atë që meritoja. Kjo është një e vërtetë e hidhur për të gjithë ne që merremi me muzikë dhe art.?, u shpreh këngëtari./ CNA.al

Lajmet e fundit nga