LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ende nuk jemi në kurbën zbritëse”/ Mjeku imunolog tregon se kur do ulet numri i të infektuarëve

25 Nëntor 2020, 09:46, Aktualitet CNA
“Ende nuk jemi në kurbën zbritëse”/ Mjeku imunolog

Mjeku imunolog Genc Sulçebe teksa ka komentuar numrin e infeksioneve me COVID në vendin tonë, tha se ende nuk gjendemi në kurbën zbritëse dhe se piku do të ishte kapja e imunitetit të tufës.

Sipas tij, duhet të bëhen studime të thella për të parë se në çfarë pike gjendet Shqipëria, duke shtuar se rënia e infeksionit do të ndodhë kur të jetë arritur imuniteti tek e gjithë popullata.

?Duhet të bëhen studime të thella se a jemi afër pikut apo në pik, por duket se akoma nuk jemi në kurbën zbritëse, ose në ngjitje afër pikut por se sa nuk e dimë. Dimë këtë që në mënyrë që të kemi një pakësim të infeksioneve duhet të paktën gjysma e popullatës të jetë e imunizuar.

Disa thonë 60-70 përqind, disa thonë dhe me 40 përqind mund ta kemi një nivel që quhet imuniteti i tufës në të cilin numri i tyre që nuk janë infektuar është më i pakët se janë të imunizuar dhe si pasojë infeksioni nuk përhapet në mënyrë progresive por në mënyrë të ngadalshme.

Ne akoma nuk e kemi arritur këtë nivel nëse themi për Shqipërinë, duhej të ishim imunizuar të paktën 1 milion vetë. Tani ne jemi në një nivel që ky numër nuk është arritur akoma, duhet të kemi më pak se milion ose më pak se gjysma e këtij numri të popullatës. Jemi larg kapjes së imunitetit të tufës sepse piku do të ishte kapja e imunitetit të tufës dhe rënie pasi është arritur imuniteti.?, tha ai./CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga