Kronika
E rëndë në Memaliaj/ Rreshqet furgoni e merr para të zotin, ndërron jetë 67-vjeçari, dëmtohet dhe i biri

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Krahës të Memaliajt.
Një furgon në oborr ka lëvizur prej terrenit të pjerrët dhe ka goditur për vdekje 67-vjeçarin.
Po ashtu furgoni ka kapur edhe djalin e 67-vjeçarit duke i dëmtuar këmbën. Policia konfirmon se ngjarja ka qenë aksidentale teksa djali E.Sh, ndodhet për ndihmëm mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.
“Në fshatin Krahës, Bashkia Tepelenë, në oborrin e banesës së shtetasit B.Sh., 67 vjeç, mjeti fugon, tip “Mercedes benz”, i cili ka qënë i parkuar, për shkak të terrenit të pjerrët ka levizur dhe ka goditur shtetasin B. Sh., duke i shkaktuar vdekjen.
Gjithashtu është dëmtuar në këmbë dhe djali i tij, shtetasi E. Sh., i cili është transportuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qënë aksidentale.”/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Kontrabandë dhe shpërdorim detyre/ Arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Korçë
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në...

Përgjimet e antimafias italiane/ Klodiana Lala ‘shënjestron’ SPAK: Përse nuk hetohet Meta dhe Veliaj?
Gazetarja investigative Klodian Lala ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara të Anti-Mafias italiane, ku flitej për interesa të mafias italiane për të investuar në ndërtim...