LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Korçë/ Humbin jetën nga Covid prindërit e drejtorit të spitalit

25 Nëntor 2020, 11:46, Sociale CNA
E rëndë në Korçë/ Humbin jetën nga Covid

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Korçë, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën për shkak të Covid-19.

Bëhet me dije se të moshuarit janë prindërit e drejtorit të spitalit të Korçës. Ata prej më shumë se dy javësh ishin të prekur nga Covid-19 dhe se prej disa ditësh ishin futur në intubim në spitalin e Korçës, pasi gjendje e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar.

Aktualisht, qarku i Korçës ka 870 raste aktive me Covid-19. Kujtojmë që situata në vendin tonë është e rënduar dhe prej disa ditësh janë shënuar shifra rekord viktimash dhe të infektuarish./CNA.al

Lajmet e fundit nga