Connect with Us

Dua Lipa kryeson me nominimet në Grammy/ Basha uron këngëtaren shqiptare

Aktualitet

Dua Lipa kryeson me nominimet në Grammy/ Basha uron këngëtaren shqiptare

Publikuar

-

Dua Lipa kryeson me nominimet në Grammy/ Basha uron këngëtaren shqiptare

Kreu i PD, Luzlim Basha ka uruar këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

“Urime divës shqiptare @dualipa për 6 nominimet #Grammy, përfshirë Albumin e vitit dhe Këngën e vitit! Je krenaria jonë, gjithë Shqipëria është me ty!”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.

Këngëtarja Dua Lipa është nominuar për gjashtë çmime Grammy dhe nuk është përmbajtur dot nga gëzimi. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Dua është shprehur se i duket e pabesueshme kjo që po ndodh dhe është e shokuar.

LEXO EDHE:  Edvin Kulluri paralajmëron koalicion të ri të djathtë/ Demokratët nuk durojnë më tradhëtitë e Bashës

Dua Lipa është nominuar gjashtë herë për kategoritë: “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin “Future nostalgia”, “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për “Don’t’ start now”, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për “Un Dia” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny dhe Tain./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi prezanton kandidatin e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Murrizi prezanton kandidatin e Durrësit

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do ta gjejnë vendin tonë me parti të reja, të cilat kanë pretenduar se do të kenë kandidatët e saj në çdo qark.

Një prej tyre është edhe partia Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit, i cili ka prezantuar edhe kandidatin për qarkun e Durrësit.

Murrizi ka zhvilluar një takim me banorët e Shijakut, nga ku deklaroi se kandidati për deputet në këtë zonë do të jetë Ergys Leba.

“Nje takim ne Shijak ( 4 Rruget) me Qytetaret organizuar nga Ergys Leba kandidat i Partise Levizja Demokratike Shqiptare per qarkun Durres

LEXO EDHE:  Foto/ U “zhduk” për ditë të tëra/ Kthehet nga Holanda Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Mediu tregon detaje të marrëveshjes Rama-Basha

Me 25 prill do te ndeshkojme me vote çdo parti politike qe e ka trajtuar si prone prej 30 vitesh voten tone dhe  çdo politikan mashtrues qe pasi shkon ne Parlament, nuk flet dhe nuk pyet më per Votuesit”, shkruan Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rrëfimi i aktorit të njohur/ Në Amerikë punoja roje shkolle, ma vodhën 5 herë brenda javës

Publikuar

-

Nga

Xhevahir Zeneli: Në Amerikë punoja roje shkolle, ma vodhën 5 herë brenda javës

Aktori i madh i humorit Xhevahir Zeneli ka rrëfyer ngjarje nga jeta e tij artistike por edhe personale.

I ftuar në A-Show me gazetarin Adi Krasta, ai tregoi se është nga fshati Luaras i Kolonjës, që ka nxjerrë 3 mësues të shquar, ku në filmin e tij të parë me regji të Vladimir Priftit, kishte pikërisht rolin që duhet të vriste mësuesin e shquar të fshatit të tij, Petro Nini Luarasin.

‘Unë jam nga Luarasi i Kolonjës, fshati i mendjes nga ku kanë dalë tre mësues të mëdhenj. Madje në filmin tim të parë me regji të Vladimir Priftin unë kisha rolin që të vrisja mësuesin, Petro Nini Luarasi”, u shpreh Zeneli.

Gjithashtu ai ka treguar edhe për jetën e tij në Amerikë, ku punonte si roje shkolle.

LEXO EDHE:  Arilena uron motrën për ditëlindje/ Me këtë rast na prezanton bukuroshen tjetër të familjes

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Bashës/ Shkodra nën “sundimin” e krimit

Në Amerikë punoja roje shkolle, por brenda javës ma vodhën shkollën 5 herë. Unë në shkollë nuk kam qenë ndonjë me mesatare të mire, por kisha një kryetar Komiteti që më tha ti do shkosh në shkollë. Birçe Hasko më vonë më tha që ke qenë në teh të thikës edhe mund të të flaknim jashtë. Por unë nuk kam pasur mik, pasi unë kam qenë djalë i një polici dhe i një nëne që ishte kamariere”, tregon ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me Patozin kemi qëllime të përbashkëta”/ Topalli: Kandidoj në katër qarqe

Publikuar

-

Nga

Në një listë të përbashkët me Patozin?/ Topalli: Kemi rënë dakord që…

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli ka treguar nëse do të futet në zgjedhje me një listë të përbashkët me kreun e Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

Ajo u shpreh se të dy kanë qëllime të përbashkëta dhe se kanë diskutuar, por ende nuk kanë marrë një vendin nëse do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhje ose jo.

Teksa ka deklaruar se partia e saj është në përfundim listave të kandidatëve për deputet për zgjedhje, Topalli shtoi se do të kandidojë në 4 qarqe dhe këtë e bën për të maksimilizuar votat.

“Jemi në përfundim të listave të kandidatëve, kemi patur përqendrim në zgjedhjen e emrave. Janë emra që do bëjnë diferencë. Të mos jenë të korruptuar. Besoj se sot ka nevojë për njerëz të pakorruptuar me integritet dhe që kanë kurajo për tu ngritur kundra politikanëve të korruptuar. Kemi diskutuar me Patozin kemi qëllime të përbashkëta por ende skemi vendosur nëse do dalim në lista të përbashkëta. Unë do jem në krye të 4 qarqeve për të maksimizu qarqet., 2 të parat e i kam në kokë por po mendoj për 2 të tjerët. Ndoshta kanë avancuar në marrëveshjet e nëndheshme. Se përjashtoj mundësinë”, tha Topalli  në një intervistë për Report tv./CNA.al

LEXO TE PLOTE