LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj grave/ Soreca: Është shkelje e të drejtave të njeriut

25 Nëntor 2020, 09:16, Aktualitet CNA
Dhuna ndaj grave/ Soreca: Është shkelje e të drejtave të

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh sensibilizues dhe shumë të fortë, siç është ajo e dhunës ndaj grave.

Ky fenomen është një nga problematikat kryesore në të gjithë botën, ku fatkeqësisht nuk bën përjashtim as Shqipëria.

Sipas ambasadorit të BE dhuna ndaj grave është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe sipas tij nuk duhet të ketë vend askund në botë.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave ëshë shkelje e të drejtave të njeriut dhe nuk ka vend askund në botë”, shkruan Soreca.

Së fundmi, vendi ynë ka ashpërsuar dënimet për burrat dhunues. Më 18 nëntor kanë hyrë në fuqi masat e reja, ku parashikohet që burri dhunues dëbohet menjëherë nga shtëpia pa pritur një vendim Gjykate, por i takon Policisë së Shtetit. Ato do të dërgohen në një strehë të përbashkët për burrat dhunues ndërsa alkoolistët do të dërgohen në spital./CNA.al.

Lajmet e fundit nga