Politikë
Covid në shkolla/ Vokshi: Rama po kërcënon mësuesit, nuk po përballojnë dot kurat e shtrenjta

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama sa i takon situatës së koronavirusit në shkollat e vendit.
Vokshi akuzoi kryeministrin se po sulmon dhe shantazhon mësuesit që guxuan të tregonin realitetin, duke shtuar se reagimi qytetar është diçka që i ka munguar Shqipërisë.
Sipas ish deputetes demokrate pjesa më e madhe e mësuesve të prekur po e kalojnë në shtëpi dhe nuk po përballojnë dot kurat e shtrenjta.
“Reagimi qytetar është diçka që ka munguar në Shqipëri vitet e fundit por kjo për shkak të presionit nga ana e drejtuesve politik të shkollave, drejtorive, ministrisë, kryeministrisë. Kryeministri akuzoi, fyeu, shantazhoi mësuesit që kanë guxuar të flasin. Kanë ardhur në takim me Kryetarin e Partisë Demokratike jo për të bërë politikë por për të thënë problemet e tyre për çdo vështirësi që ata kanë në një ditë mësimore, për përhapjen e Covidi-t në shkolla ku niveli i përhapjes ka kapur shifrat 30-50%. Pjesa më e madhe e mësuesve gjenden në shtëpi të sëmurë, nuk përballojnë dot as kurat e shtrenjta”, tha Vokshi.
Vokshi thotë se mësuesit po shantazhohen dhe kush rebelohet kërcënohet me transferim në shkolla të largëta ose pushohen nga puna.
“Një pjesë rebelohen por ato shantazhohen, largohen dhe degdisen në skaje të largëta ku e kanë të pamundur të shkojnë për arsyet e tyre. Ose mund dhe të pushohen nga puna. Pjesa më e madhe e mësuese janë të rebeluar së brendshmi, denoncojnë, na shkruajnë përditë por shantazhohen nga drejtuesit politik ne shkolla sepse në vend të kemi arsim të depolitizuar kemi arsim të politizuar”, tha ndër të tjera ish-deputetja e PD për “Dita jonë”./CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...