Connect with Us

Covid në shkolla/ Boçi nxjerr mesazhet: Janë shumë mësues dhe fëmijë të infektuar

Politikë

Covid në shkolla/ Boçi nxjerr mesazhet: Janë shumë mësues dhe fëmijë të infektuar

Publikuar

-

Covid në shkolla/ Boçi nxjerr mesazhet: Janë shumë mësues dhe fëmijë të infektuar

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi hodhi poshtë deklaratat e qeverisë dhe Komitetit të Ekspertëve se shkollat nuk janë vatra të nxehta të përhapjes së koronavirusit.

Teksa publikoi mesazhe të dy qytetarëve, Boçi shkruan në rrjetet sociale se ka me qindra fëmijë e mësues të infektuar.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk po jep asnjë mbështetje për ta.

“Si tha Rama me ministren e tij fasadë?! “Shkollat janë vendet më të sigurta se çdo vend tjetër nga Covid-19”!!!!? Mashtrim më spektakolar se ky nuk gjen! Mashtrim-20 në analogji me covid-19. Ndërkohē e vërteta është krejt ndryshe. Mësuesit që kanë humbur jetën janë me dhjetra! Mësues të infektuar janë me qindra! Fēmijē tē infektuar janë me mijëra! Dhe asnjë masë financiare të dedikuar ndaj tyre. Shkollat i janë dorëzuar pandemisë, sepse Rama nuk do të harxhojë asnjë qindarkë për kujdesin ndaj nxënësve, ndaj prindërve të tyre e ndaj mësuesve. Mjaftojnë këto dy mesazhe mes qindrave, që ngrejnë alarmin për gjendjen në shkolla dhe hedhin poshtë mashtrimet e Ramës dhe fasadës së tij”, shkruan Boçi. /CNA.al.

 

LEXO EDHE:  Rekord të infektuarish në vend/ Regjistrohen dhe 9 viktima

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Emergjencat/ Peleshi: Planifikimi është një nga dobësitë tona, bashkitë nuk marrin masa

Publikuar

-

Nga

Emergjencat/ Peleshi: Planifikimi është një nga dobësitë tona, bashkitë nuk marrin masa

Ministria e mbrojtjes ka angazhuar në terren mbi 400 efektivë të forcave të armatosura për të përballuar emergjencat civile për shkak të motit të keq.

Në emisionin Përballë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, tha se angazhimi i ushtrisë në terren gjatë këtyre dtëvë ka qënë i domosdoshëm pasi pushteti vendor nuk ka marrë masat e duhura.

Tani pse duhët të hyjë gjithmonë që ushtria të hapë rrugët? Le ta themi hapur. Në rast se bashkitë tregohen pak më të zgjuara në mirëmbajtjen e rrugëve. Në rast se nuk pritet sa të bllokohet rruga nga bora edhe pastaj të thërrasim ushtrinë me buldozerë të pastrojë dëborën por i paraprin me kripë dhe më gjithë ato materialet që hidhen në vende fqinje.

Edhe Maqedonia edhe Kosova duhet ta pranojmë janë më mirë se ne mbajtjen hapur të rrugëve ndërsa këtu tek ne presim që të bllokohet rruga që të japim alarmin. Kjo është arsye pse del ushtria në hapjen e rrugës se Thethit. E kemi pak ccështje kulture dhe mentaliteti që i lëmë gjërat për ditën e fundit. Kemi shumë punë për të bërë për ta ndryshuar këtë sjellje, për të planifikuar. Planifikimi është një nga dobësitë tona në institucione në familje dhe në shoqëri”, theksoi Peleshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sondazhet e nxjerrin humbëse/ Habit Kryemadhi: LSI është parti në rritje

Publikuar

-

Nga

Sondazhet e nxjerrin humbëse/ Habit Kryemadhi: LSI është parti në rritje

Prej disa ditësh, CNA.al ka paralajmëruar se LSI është drejt shkrirjes dhe kjo po faktohet çdo ditë nga ikjet e njëpasnjëshme drejt Partisë Socialiste.

Këtë gjë treguan edhe sondazhet, të cilat zbuluan se LSI ka humbur mbështetjen e qytetarëve, madje në Berat u shkri dega e Gjerovenit me 140 kandidatë.

Por paravësisht rezultateve të sondazheve dhe largimeve të figurave të njohura të LSI-së, Monika Kryemadhi pretendon se partia që ajo drejton është e vetmja parti në rritje në Shqipëri.

Debati në emisionin “Real Story”:

Murati: Pavarësisht se morët rezultat të lartë në 2017, çfarë ka ndryshuar sot?

Kryemadhi: Asnjë parti politike…, të gjitha kanë pasur luhatje. Vetëm LSI është në rritje, madje dhe në 2017 me të gjitha partitë e mëdha kundra, dhe bandat kundra.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Mbi 100 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orë

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Unioni i Gazetarëve mesazh ngushëllimi

Murati: Programi apo kandidatët më të mirë?

Kryemadhi: Nuk gjykoj se është më i mirë as se 2005, 2009, 2013 apo 2017. Është më i thjeshtë dhe emergjent./ CNA.al

LSI drejt fundit/ Shkrihet dega në Berat, anëtarët kalojnë me PS

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi akuza qeverisë/ Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim

Publikuar

-

Nga

Kryemadhi akuza qeverisë/ Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi 5 prioritetet e programit të LSI të preznatuar të hënën.

Kryemadhi tha se propozimet e LSI janë realiste dhe të realizueshme por duhet vullnet politik të cilin ajo pretendon se partia që ajo drejton e ka.

Nëse Monika si kryetare e LSI-së do të jetë e qartë, pastër dhe e kthejllët në prezantimin e 5 prioriteteve kryesore të LSI-së, të cilat janë të mundshme, të realizohen jo në 5 muaj, por në 5 ditë mjafton të jetë vullneti politik. Jam e bindur që qytetarë do të jenë shumë komodë për të shprehur qëndrimin e tyre politik në realizimin e këtyre gjërave. Unë mendoj se çdo parti është e detyruar të bëjë detyrat e shtëpisë, që nuk kanë të bëjnë veç me hartime programi, por është respekt për veten tonë dhe kryesorja është detyra për të thënë ato për të cilat angazhohet”, u shpreh ajo në emisionin “Real Story”,ndërsa ngritui një sërë akuzash ndaj qeverisë.

Sipas saj, varfëria ka arritur kulmin dhe nëse vazhdojmë me këtë ritëm, njerëzit do grabisin ushqim në frigorifer.

LEXO EDHE:  Çfarë t’u thuash njerëzve…!/ Ish deputeti i PS-së infektohet me Covid dhe ndan situatën e pazakontë

LEXO EDHE:  Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Unioni i Gazetarëve mesazh ngushëllimi

Kemi taksim të njerëzve më të ardhura më të pakta, kemi edhe taksim të dyfishtë, mjafton që të pyesim pjesën më të madhe të të rinjve shqiptarë që për shkak të krizës ekonomike janë të dypunësuar, taksohen dy biznese në të njëjtin vend me të njëjtën licencë, taksohen dy herë. Apo një çift pensionistësh që kanë mbaruar shkollim e fëmijëve të tyre, që taksohen për shkollimin, apo për biznese të tjera që taksohen për taksë gjelbërimi, taksë tabele, tavoline, karrige, ajri, uji që kanë shtuar buxhetin e familjeve.  Bizneset që faktikisht dominojnë ekonominë shqiptare dalin me humbje dhe nuk paguajnë asnjë lloj takse. Ne kemi gati 2 vite e gjysëm që diskutojmë për këtë program, e kemi testuar”, nënvizoi Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE