Connect with Us

Brataj flet për simptomat/ Ku ndryshon gripi stinor nga Covid-19

Shëndeti

Brataj flet për simptomat/ Ku ndryshon gripi stinor nga Covid-19

Publikuar

-

“Nuk ka valë të parë e të dytë”/ Brataj tregon sa do zgjasi situata e pandemisë

Me ardhjen e vjeshtës janë rritur edhe numrat e të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19, kjo edhe për shkak të virozave stinore.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se ende nuk ka pasur raportime për viroza stinore.

Nuk ka raportim për gripin sepse nuk ka ardhur akoma. E rëndësishme është që është faza më kritike dhe domethënëse për vaksinimin nga gripi. Studimet kanë treguar se vaksinimi, i çfarëdolloji qoftë ndikon në imunitetin e norganizmit dhe pak a shumë dhe tek Covid-19 mund të ndikojë”, u shpreh ai në A2, ndërsa tregoi ndryshimin e gripit stinor nga Covid-19.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka konfirmon kandidaturën/ Do garoj në Shkodër, negociatat e opozitës në hapat e fundit

Nuk ka studime të sakta, por siç e kemi thënë gjithmonë, duke parë studimet mbi viruset, bakteret, vaksinat, thuhet se çdo vaksinë ndikon sadopak edhe tek sëmundjet e tjera. Një nga studimet e fundit në Japoni tregoi se dhe vaksina e tuberkulozit ka ndihmuar ku është aplikuar. Gripi është duke ardhur, dhe ka disa diferenca. Ka pak ndryshime por mund të dallohet. Kjo sëmundje është me temperaturë, dhimbje muskujsh, kollë të thatë, humbje e shijes, oreksit. Gripi ka sekrecione nazale dhe zgjat 3-4 ditë”, theksoi Brataj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 vende

Publikuar

-

Nga

OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 vende

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britani të Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertët besojnë se varianti i Mbretërisë së Bashkuar, mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.

Agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara gjithashtu njoftoi se një variant tjetër i koronavirusit, i zbuluar në Afrikën e Jugut është përhapur në 31 vende tjera.

OBSH-ja tha po ashtu se një variant i zbuluar në Brazil ishte përhapur në tetë vende tjera.

Moderna duket se funksionon kundër varianteve të reja të koronavirusit

Varianti i identifikuar në Afrikën Jugore përbën shqetësim në veçanti, pasi studimet kanë treguar se ai mund të zvogëlojë efikasitetin e vaksinave që janë tani në treg.

LEXO EDHE:  Arrestimi i nipit të deputetit socialist/ Artan Hoxha: Ramazan Rraja ishte para 10 ditësh në Shqipëri

LEXO EDHE:  North Carolina i jep përparësi Trump/ Rezultatet e zgjedhjeve të ethshme

Megjithatë, vaksina e kompanisë amerikane Moderna duket se funksionon kundër varianteve të reja të koronavirusit, të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Afrikën e Jugut, kanë thënë shkencëtarët e kompanisë.

Sipas tyre, testet e hershme laboratorike sugjerojnë se antitrupat që nxit vaksina, mund t’i njohin dhe luftojnë variantet e reja.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se për ta konfirmuar këtë, duhet të bëhen më shumë studime./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Konfirmohen 876 raste të reja, arrin në 1339 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Konfirmohen 876 raste të reja, arrin në 1339 numi i viktimave

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e kësaj të mërkure sa i përket Covid-19 në Shqipëri. 7 viktima janë shënuar së fundmi, ndërkohë ka pasur dhe 876 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnje, Shijak, 17 raste në Berat, Kamëz, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,383 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  “Lëvizja për Ndryshim s’është krijuar për t’i prishur punë PD”/ Evald Serreqi thirrje qytetarëve

LEXO EDHE:  “Lëvizja për Ndryshim s’është krijuar për t’i prishur punë PD”/ Evald Serreqi thirrje qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (27 Janar 2021)

Raste të reja ditore        876

Të shëruar në 24 orë     503

Të shtruar në spitale     280

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              3512

Testime totale            343,833

Raste pozitive             74,567

Raste të shëruara       45,383

Raste Aktive                27,845

Humbje jete                 1339

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16142

Fier        2089

Durrës     1523

Shkodër  1390

Elbasan  1283

Vlorë     1156

Lezhë    1023

Korçë    909

Berat     898

Gjirokastër 557

Dibër     440

Kukës    435

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pipero rezultoi pozitiv me Covid/ Mjekë dhe infermierë të Infektivit shfaqin simptoma

Publikuar

-

Nga

Pipero rezultoi pozitiv me Covid/ Mjekë dhe infermierë të Infektivit shfaqin simptoma

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u konfirmua sot pozitiv me Covid, ndonëse dy javë më parë ai mori dozën e parë të vaksinës.

Mjeku u konfirmua dje me koronavirus dhe tani është duke u trajtuar në shtëpi.

Por, Pipero nuk është mjeku i vetëm i vaksinuar që ka shfaqur simptoma të mirëfillta të koronavirusit.

Sipas asaj që raporton ABC neës, mjekë dhe infemierë të tjerë të Infektivit kanë shfaqur simptoma të mirëfillta koronavirusi pas bërjes së vaksinës.

LEXO EDHE:  North Carolina i jep përparësi Trump/ Rezultatet e zgjedhjeve të ethshme

LEXO EDHE:  “Lëvizja për Ndryshim s’është krijuar për t’i prishur punë PD”/ Evald Serreqi thirrje qytetarëve

Mësohet se ata kanë patur temperaturë deri në 40 gradë celcius si edhe kollë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE