Connect with Us

Boateng: Messi më bëri të mendoj tërheqjen nga futbolli

La Liga

Boateng: Messi më bëri të mendoj tërheqjen nga futbolli

Publikuar

-

Kevin-Prince Boateng ka thënë se kur pa Lionel Messin se ishte aq i mirë gjatë qëndrimit të tij te Barcelona, mendoi të pensionohej nga futbolli.

Boateng iu bashkua skuadrës katallanë në një lëvizje të papritur në janar të vitit 2019, duke qëndruar gjashtë muaj i huazuar, kur arriti të fitonte titullin e La Ligas, pavarësisht periudhës së shkurtër atje.

33 vjerçari më pas u transferua te Fiorentina, Bestikas, dhe në fund te Monza, pjesë e të cilës skuadër është aktualisht.

“Gjashtë muajt e parë te Barcelona ishin të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar fillimisht Boateng, përcjell lajmi.net.

“Fillimisht, nuk e besoja atë. Mendova se ishte Espanyol që më dëshironte mua, jo Barcelona reale”.

“Stërvitja me Messin më la pa fjalë mua. Unë gjithmonë kam thënë se Cristiano Ronaldo ishte më i miri në botë, por Messi është tjetër. Ai nuk është normal”.

“Derisa stërvitesha me të u ndjeva joadekuat për herë të parë në karrierën time. Ai po bënte gjëra të pabesueshme. Unë ndjeva sikur po thoja. Unë kam mbaruar, unë do të pensionohem”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Barcelona nuk zhgënjen, fiton ndaj Elçes dhe ngjiten në vendin e tretë

Publikuar

-

Nga

Barcelona nuk di të ndalet, ku merr suksesin e 4 rradhazi në La Liga-n spanjolle.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Kuman realizoi dy herë përballë skuadrës së Elçes në transfertë, duke e mposhtur 0-2 me anë të golave të Frenki De Jong në minutën e 39′ dhe 21-vjeçarit spanjoll, Rikard Puig në minutën e 89′.

Katalanasit me këtë triumf ngjiten në vendin e 3 në kuotën e 37 pikëve, ndërsa Elçe në vendin e parafundit me 17 pikë të grumbulluara.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tragjedi në Spanjë, humbin jetën katër lojtarë dhe presidenti i ekipit

Publikuar

-

Nga

Sot ka ndodhur një tragjedi te skuadra spanjolle e Palmas.

Aeroplani në të cilin ishte skuadra është përplasur dhe si pasojë kanë ndërruar jetë presidenti së bashku me katër lojtarë.

Media e njohur Sportmediaset shkruan se lojtarët dhe presidenti kanë ndërruar jetë, derisa ende s’ka komunikatë zyrtare nga klubi.

“Përplaset aeroplani, katër lojtarë të vdekur dhe presidenti i Palmas”, shkruhet në artikullin e kësaj media të njohur.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Zinedine Zidane infektohet me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Real Madrid përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar se Zinedine Zidane është infektuar me COVID-19.

Një ditë përpara ndeshjes ndaj Alaves të vlefshme për La Liga, ka njoftuar se do të jenë pa trajnerin e tyre.

Ndihmës trajneri i Los Blancos, Bettoni, ka dal në konferencën për media që ishte paraparë të mbahej sot nga Zidane.

Ai njoftoi se Zidane është në vet-izolim dhe është duke u ndjerë mirë.

LEXO TE PLOTE