LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha krah Ademit me biznesin në Shkodër/ Falimentimi vjen nga braktisja e qeverisë

25 Nëntor 2020, 11:01, Politikë CNA
Basha krah Ademit me biznesin në Shkodër/ Falimentimi vjen nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël në Shkodër.

Takimi u zhvillua pranë gjimanazit ?28 Nëntori?, dhe pjesëmarrëse ishte dhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Gjatë bashkëbisedimit me biznesmenët Basha u shpreh se ekonomie ka 7 vite në krizë dhe pandemia vetëm sa e rëndoi më shumë gjendjen.

Kreu i PD-së, theksoi dhe njëherë se qeveria shqiptare është e vetmja në Ballkan pa ndihmë për biznesit. Më tej Basha tha se 4900 biznese janë mbyllur në Shkodër.

Basha u tha biznesmenëve të qytetit të Shkodrës se dënon pengimin e lehtësirave nga Këshilli Bashkiak. Ai shtoi se pengimi ka nga frika se modeli i Bashkisë së Shkodrës do t’i nxirrte zbuluar.

?Falënderoj kryetaren e Bashkisë për lehtësimet fiskale ndaj biznesit gjatë pandemisë. Ekonomia prej 7 vitesh ndodhet në krizë, pandemia vetë sa e rëndoi gjendjen. 4900 biznese janë mbyllur në Shkodër. Falimentimi masiv i bizneseve pasojë e braktisjes së biznesit nga qeveria. Shqipëria, e vetmja në Ballkan pa ndihmë për biznesin. Ulja e taksave, lehtësirat, mënyra e drejtë për të reaguar në pandemi?, tha Basha.

Basha u ndal dhe të nurmi i vdekjeve i raportuar ditën e djeshme. Kreu i PD-së u shpreh se numri që fshihet nga Rama është dhe më i lartë.

?Dje kemi pasur një regjistrim rekord vdekje. Numri për fat të keq që fshihet nga Rama është dhe më i lartë. Të gjithë duhet ë mbajmë përgjegjësitë tona në këtë situatë. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë galoponte, ndaj duhet të kemi kujdes. Këtu ka dështuar në mënyrë spektakolare. I qëndroj dhe një herë propozimit që bëmë në mars, sipërmarrja dhe biznesi i vogël ,duhet të ketë tqë paktën të njëjtën ndihmë që jep Kosova dhe Mal i Zi. Kjo gjendje është produkt i një krize të tejzgjatur?, tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga