Connect with Us

Basha i trishtuar për situatën në Shkodër/ Shifrat që fshihen nga Rama janë më të rënda

Politikë

Basha i trishtuar për situatën në Shkodër/ Shifrat që fshihen nga Rama janë më të rënda

Publikuar

-

Kryetari i partisë Demokratike ka folur nga Shkodra pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me bizneset.

I shoqëruar nga kryebashkiakja Ademi , Lulzim Basha u shpreh se situata në Shkodër sa vjen dhe rëndohet dhe situatës i jepet zgjidhje vetëm me veprime të vendosura.

Më tej gjatë fjalës së tij Basha përsëriti dhe një herë se numri i vdekjeve që fsheh Rama është akoma dhe më i lartë.

“Jam i trishtuar që sa herë që vij e gjej më të rënduar. Dhe në situatën e pandemisë qeveria ka braktisur Shkodrën. Shifrat që fshihen nga Rama janë dhe më të rënda. Ka vetëm fjalë asnjë veprim. Është rritur varfëria dhe papunësia. Kësaj situate i jepet përgjigje me veprime të vendosura. Duhen vendime për t’i ardhur në ndihmë bizneseve dhe siëprmarrjeve. Duhet ndihmë për çdo sekte.

Spitali i Shkodrës nuk ka asnjë mbështetje nga qeveria. Përballja me pandeminë në spitalin e Shkodrës, vetëm me sakrificën e mjekëve.

Nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu. Do të ndërtojmë një qeveri funskionale në shërbim të qytetarëve. Jemi vendi më ndihmën më të ulët në rajon. Ne kemi ofruar zgjidhje. Kemi dhënë propozime. Shqipëria mezi po e pret ndryshimin.

Duhet të kujdesemi për veten tonë, duhet të kujdesemi për të moshuarit”, tha Basha.

LEXO EDHE:  Kush janë kriminelët dhe hajdutët e PS/ Basha flet me emra

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha gjithashtu se PD nuk ka bërë asnjë herë politikë me pandeminë dhe se Rama nuk ka marrë masa reale për marrjen e vaksinën.

Kriza në vend është shumë e thellë. Kriza demostrohet në ngërçet institucionale.

PD nuk ka bërë politië për pandeminë. Nuk e bëjmë për vota. Politikën nuk e kam si qëllim në vetvetw por e shoh si instrument për të ndihmuar njerëzit. Po të kishim bërë testime, infeksioni nuk do ishte përhapur kaq shumë.
Edhe sa njerëz duhet të vdesin përpara se përgjegjësi të bëjë detyrën?

Pse Shqipëria nuk ka marrë masa reale për marrjen e vaksinës. Shqipëria është e fundit në rajon për sigurimin e marrjes së vaksinës”, tha më tej Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha e refuzoi/ Reagon menjëherë Rama: Lëre pas politikën e sherrit

Publikuar

-

Nga

“Po qesh pak o burrë”/ Rama tregon ndryshimet që pësoi pas tërmetit, ja ç’mendoj kur zgjohem

Vetëm pak minuta më parë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje.

Por i menjëherëshëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili i është përgjigjur me ironi Bashës, duke i drejtuar edhe pyetje.

Kryeministri kërkon të dijë nga Basha se përse nuk e pranoi ftesën e tij për bashkëqeverisje, ndërsa i thotë të lërë pas politikën e sherrit.

Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se sot Rama i bëri ftesë publikisht kryetarit të PD-së të distancohet nga presidenti Ilir Meta dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe të bashkëqeveriste me të për të mirën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Basha dhe Kryemadhi përplasen për protestën/ Secili në hallin dhe pazarin e vet

LEXO EDHE:  Basha dhe Kryemadhi përplasen për protestën/ Secili në hallin dhe pazarin e vet

Por Basha i është përgjigjur negativisht kësaj ftese, duke thënë se koha e Ramës ka mbaruar./ CNA.al

Rama thirrje për bashkëqeverisje/ Basha i përgjigjet ftesës

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Je mpirë nga trutë e kokës nga Basha, vjen si karabush këtu”/ Plas keq mes Murrizit dhe kandidatit të PD

Publikuar

-

Nga

“Je mpirë nga trutë e kokës nga Basha, vjen si karabush këtu”/ Plas keq mes Murrizit dhe kandidatit të PD

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi dhe kandidati i PD Agim Baçi janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme në Report Tv.

Debati mes tyre ndodhi teksa Murrizi komentonte deklaratat e Ramës i cili sot tha se pas fitores së 25 prillit gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, me kushtin që të distancohet plotësisht nga Berisha e Meta.

Murrizi, se këto prej shumë vitesh kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe se në ideoligji nuk ndahen që nga viti ’45, pasi nuk ka një botëkuptim ndryshe për të djathtën dhe të majtën.

Në këtë moment ndërhyri kandidati për deputet i PD-së Agim Baçi, i cili i kujtoi Murrizit se ka qenë pjesë e PD-së dhe këtë gjë mund ta kishte deklaruar brenda forumeve të partisë.

Pas ngritjes së toneve Agim Baçi braktisi studion.

Debati:

Murrizi: E vërteta është se nuk është se po ndodh ndonjë qamet i madh prej 30 vitesh post komunizëm ka disa qeversje të përbashkëta dhe vendime në dëm të qytetarëve të përbashkëta.  E pse u duket habi se kanë ndërmend që të qeverisiin. Vetëm hallin e shqiptarëve kanë këta, për kombin për vaksinat.Nuk janë ndarë këta, bashkë kanë qenë që nga ’45 vjet, 75 vjet. Nuk ka ndarje në ideologji, në koncept, për të djathtë edhe të majtë.

LEXO EDHE:  Çifti Meta-Kryemadhi/ Batakçinjtë e politikës në 27 vite

LEXO EDHE:  Basha dhe Kryemadhi përplasen për protestën/ Secili në hallin dhe pazarin e vet

Baçi: Ke qenë pjesë e PD-së nuk e ke denoncuar këtë pjesë?

Murrizi: E kam denoncuar!

Baçi: Vetëm pasi ike nga PD-ja!

Murrizi: Kur duhet ta denoncoja?

Baçi: Gjërat thuhen brenda forumeve, i gjykojmë politikanët me akte publike, dhe jo ato që thuhet nën banak.

Murrizi: E kam denoncuar, ti e di që kam qenë kandiduar i pavaruar?

Baçi: E di ke kandiduar me partinë e Legalitetit, ke lëvizur sa andej-këtej.

Murrizi: I pavarur, a je i ftilluar nga memoria?!

Baçi: Pse nuk e përmend që ke qenë me Legalitetin?

Murrizi: Ti je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha. Ky vjen si karabush këtu. Hape PLL-në në 2009 ka qenë me PD aleate.

Baçi: Zotëri! Mua mos mu drejto me ato fjalë!

Murrizi: Unë drejtohem me çfarë të kem qef, gishtin mos ma drejto mua, unë nuk kam ardhur këtu që të duroj dënglat e tua

Baçi: Mua mos mu drejto me këto fjalë, ndërpite!

Murrizi: Nuk duroj mashtrimet e tij! Mua më kanë zgjedhur qytetarët dy herë! (Largohet Baçi nga studio)

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama thirrje për bashkëqeverisje/ Basha i përgjigjet ftesës

Publikuar

-

Nga

Beteja e humbur me Becchettin/ PD i përgjigjet flakë për flakë Ramës

Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme  se do të bënte një marrëveshje me kreun demokrat Lulzim Basha nëse ky i fundit do të ndahej nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe Basha i cili shprehet se me 25 prill shqiptarët do të votojnë për të larguar Ramën. Sipas tij, koha e kryeministrit ka mbaruar.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë.”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE