Connect with Us

Arrestohet juristi i Kadastrës në Vlorë

Kronika

Arrestohet juristi i Kadastrës në Vlorë

Publikuar

-

Arrestohet juristi i Kadastrës në Vlorë

Goditet një tjetër rast i falsifikimit të dokumenteve. Vihet në pranga një jurist i Kadastrës në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ndaluan shtetasin:
-Hydai  Shenaj , 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet për këtë shtetas janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës.

LEXO EDHE:  Durrës/ Shpallet në kërkim 56 vjeçari, në banesë u gjet 2 kg drogë

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Tjetër aksident/ Makina përplas një kalimtare në Vlorë

Mësohet se një automjet ka përplasur një kalimtare tek Rruga Transballkanike në Vlorë.

Kalimtarja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spital teksa ndodhet në sallën e operacionit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  Shpërthim eksplozivi në Vlorë

LEXO EDHE:  Ngec në cektinë veliera me flamurin italian në Vlorë/ Pritet nxjerrja me vinç

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Paralajmërimi i sinoptikanëve për përmbytje/ Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i sinoptikanëve për përmbytje/ Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve

Gjatë javës së ardhshme sinoptikanët kanë parashikuar reshje të dendura shiu dhe bore, që mund të pasohen nga përmbytje në disa zona.

Duke marrë shkas nga ky paralajmërim, Bashkia e Vlorës i ka kërkuar qytetarëve të shmangin të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

Bashkia e Vlorës i bën thirrje qytetarëve që për çdo nevojë urgjente të kontaktojnë me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të bashkisë.

Të nderuar qytetarë!

 Rreshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t’ju  luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse.

Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë  të jemi të kujdesshëm.Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja”, thuhet në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrëshkitje gurësh në aksin Librazhd-Elbasan/ ARRSH thirrje shoferëve: Bëni kujdes

Publikuar

-

Nga

Rrëshkitje gurësh në aksin Librazhd-Elbasan/ ARRSH thirrje shoferëve: Bëni kujdes

Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit.

Rrëshkitjet e gurëve më këtë zonë problematike kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim.

ARSHH bën të ditur se kontraktori i mirëmbajtjes ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin e rrugës, në mënyrë që të hapet qarkullimi.

Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje shoferëve të udhëtojnë me kujdes për shkak të lagështisë në rrugë.

Rënie gurësh në aksin Librazhd-Elbasan, afër Murashit, një zonë problematike sa herë që ka reshje.

Kontraktori i mirëmbajtjes i ndodhur në terren po punon me mjete e punëtorë për pastrimin e plotë të rrugës për ta rikthyer qarkullimin në normalitet .

Drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes për shkak të reshjeve dhe lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën”, thuhet në deklaratën e ARRSH-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE