Connect with Us

Arrestohen katër persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Kronika

Arrestohen katër persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Arrestohen katër persona në Tiranë/ Policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim. Sipas bluve mes të arrestuarve është edhe një 45 vjeçar, pasi është kapur në flagrancë në Kamzë, duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, me mjetin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin N. Gj., 45 vjeç, pasi është kapur në flagrancë në Kamzë, duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, me mjetin e tij.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. Y., 25 vjeç, pasi në rrugën “George Bush”, punonjësit e policisë të Komisariati Nr. 1, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

LEXO EDHE:  Tensione te Fakulteti i Ekonomisë/ Studentët përplasen me Policinë

I.M., 16 vjeç, pasi në rrugën “Berisha”, u kap nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5, duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për shtetasin në kërkim E. T., 30 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike“, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. K., 20 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./CNA.al. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

59 vjeçarja i jep fund jetës me armë gjahu/ Policia merr në pyetje familjarët

Publikuar

-

Nga

59 vjeçarja i jep fund jetës me armë gjahu/ Policia merr në pyetje familjarët

Një grua 59 vjeçare i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në Mamurras.

Policia njofton se rreth orës 22:20 në banesën e saj gruaja me inicialet A. Sh. i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu.

Policia thekson se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet marrja në pyetje e familjarëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitet farmacia në Tiranë/ Hajdutët marrin xhiron ditore nën kërcënimin e armës

Publikuar

-

Nga

Grabitet farmacia në Tiranë/ Hajdutët marrin xhiron ditore nën kërcënimin e armës

Një tjetër grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë! Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një farmaci pas shkollës “Sami Frashëri” shumë pranë qendrës.

Me kërcënimin e armës së zjarrit autorët kanë marrë xhiron e ditore dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Patrulla të shumta të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po mbledhin prova dhr dëshmi për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

LEXO EDHE:  Lista e plotë/ Ja qytetarët që përfitojnë legalizimet

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ 28 procedime penale, 7 të arrestuar

​Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti në Vlorë/Kjo është 23 vjeçarja që humbi jetën, bashkëudhëtarja në gjendje kritike

Publikuar

-

Nga

Aksidenti në Vlorë/Kjo është 23 vjeçarja që humbi jetën, bashkëudhëtarja në gjendje kritike

Zbulohet emri i 23-vjeçares e cila humbi jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin në aksin Vlorë-Levan.

Ajo është shtetasja Anxhela Çapo, ndërkohë që ka mbetur e plagosur dhe bashkëudhëtarja e saj 22-vjeçarja Silvana Muho, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

LEXO EDHE:  11 operacione policore/ Kapet droge dhe arme

LEXO EDHE:  Tensione te Fakulteti i Ekonomisë/ Studentët përplasen me Policinë

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE