Politikë
Agron Duka: Ikja totale e Berishës nuk i bën mirë PD-së

Jo pak herë është aluduar se kryetari i PD-së Lulzim Basha komandohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2013-ës.
Por kreu i PAA, Agron Duka, e mohoi këtë gjë, pasi theksoi se Berisha i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim dhe nuk i dikton në vendime.
Duka tha në emisionin “Real Story” se shkëputja totale e Berishës nga politika do t’i shkaktonte impakt negative opozitës.
“Kjo që do them unë nuk e përkrahin të gjithë. Ai i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim. Nuk besoj kurrë që është munduar të diktojë në vendimet e tij. Nuk di se sa dakord mund të kenë qenë Berisha tek djegia e mandateve. Nuk besoj se ka qenë dakord. Kam parë që në marrëdhëniet me bashkëpuntorët e vet ka treguar qëndrueshmëri dhe një farë burrnie.
Në marrëdhënie personale me mua ka qenë pikante. Mund edhe të vija të isha bashkëpuntor i Berishës. Edhe pse isha kundërshtar i tij. Shumë njerëz që kanë bashkëpunuar me Berishën kanë dalë të kënaqur. Ai duhet të jetë aq aktiv sa ta mendojë, se ka eksperienca. Ikja totale e tij nuk do ketë impakt pozitiv tek PD, sepse ndikon tek elektorati i djathtë”, deklaroi ai./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...