Shëndeti
A do kemi izolim të dytë?/ Brataj: Nuk përjashtohet as mbyllja e madhe

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbylljes totale të vendit nëse shifrat e Covid-19 marrin përmasa të mëdha.
Teksa u pyet për skenarët dhe për izolimin e vendit, Brataj tha në A2 se ende nuk është marrë një vendim i tillë.
Ai theksoi se asnjë lloj mase nuk përjashtohet nga skenarët e qeverisë, të cilët do të aplikohen në bazë të rasteve ditore.
“Nuk mund të flasim për afër apo larg, është në bazë të asaj çfarë ndodh. Nga momenti në moment, mund të merret edhe një masë, qoftë edhe drastike. Nuk është marrë vendim, dhe nuk më takon mua ta them diçka të tillë.
Unë jap mendimin tim personal si specialist, ndërsa vendimi është kolegjial dhe ekzekutivi është ai që vendos në bazë të këshillimeve që ka marrë nga ekspertët. Nuk përjashtohet një masë e tillë në kushtet e sotme, në kushtet e pandemisë, po e bën gjithë bota, nuk është se po e bëjmë vetëm ne. Por nuk janë të përjashtuara asnjë nga gjitha masat”, u shpreh ai./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Deklarata shokuese/ Vaksina anti-Covid mund t’i kthejë njërëzit në homoseksuale
Një udhëheqës fetar hebre nga sekti ultra-ortodoks i Izraelit ka shokuar me deklaratën e tij, ku thekson se vaksina e koronavirusit mund të ndikojë në...

Shifrat/ Konfirmohen 474 raste të reja me Covid, numri i viktimave nuk njeh ulje
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo...