LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimet e Disiplinës/ Falet lojtari i dënuar përjetësisht, Tirana e Bylisi ultimatum me afat

24 Nëntor 2020, 18:57, Sport CNA
Vendimet e Disiplinës/ Falet lojtari i dënuar përjetësisht,

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot teksa ka marrë vendime, sidomos për Infeiroren dhe kryeissht duke dënuar ashpër Kastriot Ramën, zyrtarin e skuadrës së zBurrelit, për shellje josportiove. Por, edhe lojtarin e Veleçikut Bega duke e dënuar me katër javë. Dënime kanë marrë edhe Butrinti, apo dhe Përmet e Naftëtari për incidentet që ndodhën fundjavën që shkoi.

Ndërkohë që ajo që bie në sy janë paralajmërimet për borxhet që klubet e elitës sonë, Tirana dhe Bylisi u drjetohen respektivisht, ish-trajnerit Ardian Mema kurse Bylisi klubit të Shkodrës për kartonin dhe vitet e formimit të lojtarit Eridon Qardaku. Ja vendimet që kanë marrë sot Komisioni i Disiplinës?

Zyrtari i KF Burreli, Kastriot Rama, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KSSH Veleçiku, Suad Bega, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Butrinti, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në bazë të nenit 64/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Zyrtari i KF Naftëtari, Adriatik Kanani, për provokim të publikut duke ofenduar spektatorët, në bazë të Nenit 52/1 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Lojtari i SHS Përmeti, Alvaro Merko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FK Memaliaj, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Lojtari i Shkëndija Tr. U-19, Flori Maçi, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Pogradeci U-17, Ledjo Dute, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Football Republic U-17, Jurgen Bakalli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Butrinti U-19, Indrit Sejko, për protestë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Flamurtari FC U-19, Arielo Gegaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Besa U-15, Kevin Hoxha, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Laçi U-15, Nikola Pepa, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FC Besa U15, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Lojtari i FK Dinamo U-21, Kevin Fetishaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Pranimin e kërkesës së lojtarit Andi Bakiasi, duke pezulluar zbatimin e dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 12 (dymbëdhjetë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
Pranimin e kërkesës së KF Shkodra. KF Bylis, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 19 datë 30.01.2020, të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të Nenit 62/1/a të KDS i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditëve për të ekzekutuar vendimin.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ardian Mema. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimeve nr.22 datë 07.07.2020 dhe nr. 22/1 datë 08.09.2020, të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditëve për të ekzekutuar vendimet.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të SHS Përmeti, Stavro Bidika, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Leon Kozi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Eduard Zhupa, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Lajmet e fundit nga