Bota
Trump “dorëzohet”/ Fillon tranzicioni i pushteteve në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump më në fund ka urdhëruar zyrtarisht kalimin e kompetencave presidenciale.
Trump i hapi rrugë procesit duke lejuar që Biden dhe ekipi i tij të kenë qasje në fonde dhe njoftime të klasifikuara.
Presidenti në largim, Trump njoftoi në Twitter se i kishte dhënë leje kreut të GSA, Emily Murphy të punonte me ekipin e tranzicionit të Joe Biden.
“Unë dua të falënderoj Emily Murphy për përkushtimin në GSA, për përkushtimin e saj të palëkundur dhe besnikërinë ndaj vendit tone.
Ajo është ngacmuar, kërcënuar dhe abuzuar, dhe unë nuk dua ta shoh që kjo të ndodhë me të, familjen e saj ose punonjësit e GSA.
Çështja jonë vazhdon fuqishëm, ne do të vazhdojmë me luftën tonë dhe unë besojmë se do t’ia dalim. Megjithatë, në të mirë të vendit tonë unë rekomandoj që Emily dhe Skuadra e GSA të bëjnë atë që duhet bërë në lidhje me protokollet fillestare dhe i kam kërkuar edhe skuadrës time të bëjë të njëjtën gjë”, shkroi në Twitter presidenti në largim .
Ekipi i tranzicionit i Z. Biden u informua nëpërmjet një letre nga Murphy, se Shtëpia e Bardhë ishte e gatshme të fillonte procesin.
Murphy ka deklaruar se ky vendim erdhi në mënyrë të pavarur dhe nënvizoi se nuk ka qenë kurrë nën presionin indirekt të njërës palë apo tjetrës.
“Ju lutem të jeni të bindur se erdha në këtë vendim në mënyrë të pavarur, duke u bazuar në ligjin e vendit tim dhe në fakte. Nuk kam qenë kurrë nën presionin direkt apo indirekt të asnjë palë, qofshin administrata në Shtëpinë e Bardhë apo zyrtarët në GSA. Të jemi të qartë unë nuk kam marrë asnjë direktivë për të vonuar vendimin tim”, tha Murphy.
Lëvizja nga Shtëpia e Bardhë erdhi vetëm disa orë pasi Michigan vërtetoi zyrtarisht rezultatet e saj të zgjedhjeve dhe disa ditë pasi Georgia bëri të njëjtën gjë.
Pensilvania pritet të vërtetojë së shpejti rezultatet e saj, duke i dhënë fitoren dhe votat e kolegjit elektoral të shtetit të tij Z. Biden.
Në ditët e fundit një varg senatorësh republikanë, përfshirë Lisa Murkowski të Alaskës dhe Rob Portman të Ohajos, i janë drejtuar z. Trump dhe kanë bërë thirrje që tranzicioni të fillojë për të siguruar një dorëzim të qetë te Z. Biden.
Ekipi i Z. Biden mirëpriti njohjen nga qeveria të fitores së tij në zgjedhje.
“Administratori i GSA ka konstatuar presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe nënkryetaren e zgjedhur Kamala Harris si fituesit e dukshëm të zgjedhjeve, duke siguruar administratën e ardhshme me burimet dhe mbështetjen e nevojshme për të kryer një transferim të qetë dhe paqësor të pushtetit,” tha Biden./Përshtatur nga CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Koronavirusi/ Gjermania vendi i parë në BE që blen ilaçin e antitrupave
Ka disa vaksina kundër Coronës, por shumë pak ilaçe efektive për të sëmurët. Ministri gjerman i Shëndetësisë vendosi tani për blerjen e 200.000 dozave të...

Spitali gjerman në karantinë/ 20 pacientë dhe personeli të infektuar me variantin e ri të COVID
Një spital në Gjermani është vendosur në karantinë pasi 20 pacientë dhe personeli mjekësor kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri të Covid-19. Karantimi i...