LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Thonë se po më vjen fundi me Balajn dhe Sadikun”, Cikalleshi flet hapur: Nuk jam plakur unë akoma…

24 Nëntor 2020, 08:47, Sport CNA
“Thonë se po më vjen fundi me Balajn dhe Sadikun”,

Sokol Cikalleshi ishte ?heroi? i Shqipërisë në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve duke ndihmuar me golat e tij që kuqezinjtë të marrin vendin e parë. Në një intervistë për ?Procesi Sportiv?, sulmuesi shqiptar ka folur hapur.

Fillimisht për të heshtur kritikën që e ka quajtur ?të vjetër? së bashku me Sadikun dhe Balajn. Pra konkurrenca e Brojës dhe Seferit ka sjellë që Cikalleshi të ndezi motorët.

Gjithashtu një sqarim i jepet edhe çështjes të shumë komentuar se mungesa e tij në transfertën kundër Lituanisë dhe Kazakistanit ishte një dënim nga ana e Rejës.

?Unë ndihem shumë i lumtur që Kombëtarja ka arritur që të fitojë me golat që unë kam shënuar. Sigurisht që nuk është këtu vetëm merita ime, por e gjithë grupit.

Mungesa ime në dy transfertat? Po janë disa gjëra që ndodhin brenda familjes, ndodhin për të parë dhe provuar elementet e rinj, janë gjëra që ndodhin për mirë. Sigurisht unë nuk jam plakur ende.

Për kë e them këtë? Nuk e them për Federatën dhe Kombëtaren, por për mediat që shkruajnë se mua më ka ardhur fundi me Balajn dhe Sadikun?, tha Cikalleshi.

Lajmet e fundit nga