LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Strakosha me Covid 19? Dalin përgjigjet e testit të fundit

24 Nëntor 2020, 16:55, Sport CNA
Strakosha me Covid 19? Dalin përgjigjet e testit të fundit

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Thomas Strakoshën. Portieri shqiptar i Lazios rezultoi pozitiv pak javë më parë me Coronavirus, duke qëndruar në karantinë. ?Gardiani? do vijojë të qëndrojë i izoluar, pasi  në analizat e fundit mjekësore ai ka rezultuar sërish mbartës i virusit.

Në këto kushte, Strakosha humbet takimin e sotëm  në Champions League, ku italianët presin në shtëpi Zenitin.

Coronavirus vijon përhapjen, teksa edhe futbolli është prekur. Nëse shifrat vijojnë të rriten, mund të merret një  vendim drastik për lojën e luajtur. Gjithsesi, ne shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe futbolli t?i rikthehet normalitetit.

Lajmet e fundit nga