LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Doktori iu jep lajmin vajzave të jetimores se Ejlyl është ndarë nga jeta

24 Nëntor 2020, 08:53, Lifestyle CNA
Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Doktori iu jep lajmin

Ejlyl dërgohet në gjendje të rëndë në spital. Kader ndihet fajtore që nuk arriti në kohë ta shpëtonte Ejlylin. Kemal strehohet në një shtëpi në pyll. Doktori jep lajmin e keq për Ejlylin dhe i thotë Ferides e vajzave se duhet të bëhen gati për më të keqen. Gynej i detyruar nga gjendja e vështirë ekonomike shkon të kërkojë ndihmë tek nëna e tij. Selin nuk pranon t?i japë asnjë qindarkë.

Gynej vjedh ushqimet e shtëpisë ndërsa Selin e kërcënon se do thërrasë policinë. Feride dhe vajzat e kalojnë natën në spital në pritje të një përgjigje për Ejlylin. Dikush vjedh natën shtëpinë e Selinit. Për këtë akuzohet Gynej. Ky i fundit nuk e pranon ta ketë bërë diçka të tillë. Gynej arrestohet. Gjendja e Ejlylit përkeqësohet.

Policia zbulon se Gynej nuk është fajtor për vjedhjen e shtëpisë së Selinit. Doktori jep lajmin e hidhur se Ejlyl është ndarë nga jeta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga