Kronika
Shpërthen bombula e gazit/ Plagosen burrë e grua në Tiranë

Një bombul gazi ka plasur në ambientet e jashtme të një banese dhe për pasojë janë plagosur burrë e grua. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë rreth orës 12: 11.
Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spital.
“Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtmë të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e Policisë/ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pas arrestimit të sanitares mashtruese/ Policia bën lëvizjen e radhës
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid 2, bënte pazar me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makinat bëhen copë te ambasada italiane
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur fort duke pësuar dëme të...