Connect with Us

Sa është realisht numri i asimptomatikëve me Covid?

Blog

Sa është realisht numri i asimptomatikëve me Covid?

Publikuar

-

Që nga fillimi i pandemisë, roli i simptomatikëve ka qenë një nga të panjohurat kryesore në lidhje me Covid-19. Debati shkencor është fokusuar kryesisht në numrin e tyre, krahasuar me numrin e përgjithshëm të pacientëve, si dhe në rolin e tyre në transmetimin e infeksionit. Krahasuar me disa muaj më parë, sot kemi më shumë të dhëna në dispozicion. Tani disa detaje janë më të qarta, ndërsa të tjerat mbeten temë e debateve.

Çfarë do të thotë asimptomatik?

Njerëz asimptomatikë, janë ata që nuk shfaqin asnjë simptomë gjatë kohëzgjatjes së sëmundjes. Shumica e njerëzve, zhvillojnë simptoma brenda 7-13 ditëve nga infektimi me Covid-19. Cilido që nuk tregon shenja të infeksionit edhe në këtë hapësirë të zgjatur kohore, mund të konsiderohet pozitiv asimptomatik.
Shumë pacientë janë “paucisymptomatic”, pra që kanë simptoma shumë të lehta, ndërsa të tjerët – ata parasimptomatikë – i infektojnë kontaktet e tyre më të afërta në ditët që i paraprijnë simptomave. Këto ndryshime krijuan konfuzion në fazat e hershme të sëmundjes, kur deri në 81 për qind të rasteve mendohej të ishin asimptomatike.

Sa nga të prekurit mbeten pa simptoma?

Sot e dimë se rreth 1 në 5 infeksione të reja të koronavirusit janë asimptomatikë. Sipas një analize të fundit të literaturës shkencore mbi këtë temë, e cila përfshiu 13 studime dhe 21.708 njerëz, pjesa e asimptomatikëve është 17 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve. Shkencëtarët, zbuluan se njerëzit që nuk kishin shfaqur simptoma për të paktën 7 ditë nga tamponi pozitiv, ishin asimptomatikë.

“Rezervuarë viralë” të heshtur?

I njëjti studim, arriti në përfundimin se njerëzit asimptomatikë kanë 42 për qind më pak të ngjarë ta transmetojnë tek të tjerët SARS-CoV-2, sesa ata me simptoma. Një rrezik më i ulët i infektimit, dokumentohet gjithashtu nga një sondazh tjetër epidemiologjik i kryer në Gjenevë, në të cilin u studiua transmetimi i virusit midis njerëzve që bashkëjetonin. Rreziku i kalimit të Covid-it nga një asimptomatik tek partneri me të cilin bashkëjeton, ishte 25 për qind më i vogël, sesa në rastin e një simptomatiku.

Të sillemi të gjithë si asimptomatikë për të mbrojtur të tjerët

Gjithsesi, ajo që balancon rrezikun më të ulët të transmetimit të kësaj kategori, është fakti se gjithsesi njerëzit simptomatikë me Covid-19 janë në qarkullim, dhe në kontakt me të tjerët gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit të tyre. Ata i shpëtojnë gati gjithmonë gjurmimit, dhe duke mos qenë të izoluar, paraqesin një rrezik të mundshëm.
Në përgjithësi, sipas Qendrave Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve , më shumë se gjysma e infeksioneve vijnë nga njerëz që nuk shfaqin ende simptomat e Covid-19, dhe për këtë arsye nuk janë të vetëdijshëm se janë infektivë për të tjerët.
Kjo është arsyeja pse askush për momentin nuk duhet të heqë dorë nga distancimi social dhe maska. Derisa të bëni tamponin, nuk është e mundur ta dini nëse jeni asimptomatikë (apo presimptomatike), dhe nëse përbëni apo jo një burim infektimi për të tjerët.

LEXO EDHE:  Ulet numri i të infektuarve në Kosovë/ Regjistrohet bilanc i rëndë viktimash

Debati vazhdon

Jo të gjithë shkencëtarët, bien dakord se asimptomatikët, përbëjnë një rrezik të madh për shëndetin publik. Nëse përqindja e tyre është më e ulët se ajo e simptomatikëve, nëse nuk kolliten apo teshtijnë, dhe nëse shanset e infektimit janë akoma më të ulëta se për rastet e tjera pozitive me Covid-19, ndoshta do të ishte e përshtatshme, sipas kësaj shkolle mendimi, që t’i kanalizojmë energjitë vetëm tek simptomatikët.

Lirohen më parë nga virusi

Një analizë e re e 79 studimeve mbi ngarkesën virale dhe transmetueshmërinë e SARS-CoV-2, tregon se asimptomatikët kanë një sasi fillestare grimcash virale në hundë dhe fyt, të ngjashme me ata që kanë simptoma, por duket se e heqin qafe virusin më shpejt, dhe mbeten infektive për më pak kohë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:https://www.focus.it/scienza/salute/covid-positivi-asintomatici-che-cosa-dice-la-scienza

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Nga Regan tek Miteran: Sundimtarët që u mbështetën tek astrologjia për të marrë vendimet e tyre

Publikuar

-

Nga

Të gjithë mund të kemi qenë në ndonjë moment të jetës të fiksuar pas asaj që parashikon horoskopi për shenjën tonë zodiakale. Disa për forcë zakoni, të tjerët për të marrë vendime madhore. Por edhe ata që udhëhoqën qytetërimet e lashta, por edhe udhëheqësit e botës moderne, bazoheshin dhe bazohen shpesh tek astrologjia për marrjen e vendimeve të tyre.

Ja cilat janë disa nga sundimtarët më të njohur.

Gjenerali Albreht Von Valenshtein:Një ”peshore” që nuk ishte gjithmonë aq e ekuilibruar

Von Valenshtein ishte në krye të forcave katolike gjatë Luftës Tridhjetëvjeçare. Gjatë viteve 1625-1632, ai zhvilloi një fushatë shumë të suksesshme ushtarake kundër Suedisë, dhe ia njohura meritat kryesore jo aftësive vetjake, por parashikimit të yjeve për shenjën e tij.

Qëkur ishte i ri gjenerali shkoi tek shkencëtari dhe astronomi i njohur Johanes Kepler për

t’i bërë një parashikim astrologjik. Kepler i tha se “natyra e tij e pazakontë, do ta bërë të aftë të bëjë vepra të mëdha”, për shkak zhvendosjes së Marsit në shenjën e tij

Presidentja argjentinase Izabel Peron ishte një vajzë pa ide

Izabel Peron ishte një presidente e pazakontë për Argjentinën e viteve 1970. Ajo u ngjit në krye vetëm sepse burri i saj ishte Huan Peron, e caktoi atë zv/presidente kur u rizgjodh president në vitin 1973. Kur Huan vdiq 9 muaj më vonë, ishte radha e Izabel Peron që të udhëhiqte vendin.

Por shumë shpejt u bë e qartë, se ajo nuk kishte asnjë ide se çfarë duhej të bënte. Ndaj ishte astrologu Hose Lopez Rega, ai që e ndihmoi shumë në postin e Ministrit të Mirëqenies Sociale. Rega dukej se merrte de fakto çdo vendim në emër të Peron, që ishte plotësisht e varur nga ekspertiza e tij politike dhe leximi i pozicionit të yjeve.

Astrologët e Rajhut të Tretë

Ndërsa vetë Adolf Hitleri nuk ishte shumë i dhënë pas astrologjisë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kolegët e tij Jozef Gëbels, Hajrih Himler dhe zëvendësfyhrerin Rudolf Hes Gëbels, Ministri nazist i Propagandës përdorte vazhdimisht një ekip astrologësh. Por për të kontrolluar narrativën, qytetarëve të zakonshëm u ndalohej të interpretonin dhe të bënin parashikimet e tyre astrologjike.

Himler përdori ekipin e tij të astrologëve për ta ndihmuar në gjetjen e diktatorin fashist italian Benito Musolinit. Rudolf Hess u bazua tek yjet në aksionin e tij shumë të guximshëm të vitit 1941. Astrologët e tij i thanë se ishte koha e duhur për të nisur fshehurazi bisedimet paqes me britanikët. Por avioni i tij u rrëzua në Skoci, dhe ai u burgosur menjëherë.

LEXO EDHE:  "Mos bëni plane këtë verë"/ Presidentja e KE këshillon qytetarët: Duhet të mësojmë të jetojmë me virusin

Çifti Regan mbante një kalendar astrologjik

LEXO EDHE:  Rikthimi i Covid-19/ OBSH veçon 11 vendet, mes tyre edhe Shqipëria

Presidenti i SHBA-së Ronald Regan dhe Zonja e Parë, Nensi, ishin haptazi admirues të astrologjisë gjatë 8 viteve që kaluan në Shtëpinë e Bardhë. Ai këshillohej shpesh me astrologjen e famshme Kerroll Rajter, që kur ishte guvernator i shtetit të Kalifornisë.

Kur Ronald i mbijetoi atentatit të vitit 1981, Nensi kishte dëgjuar nga një astrolog pak para incidentit, se atë ditë do t’i ndodhte diçka ogurzezë. Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, në atë kohë ajo ndoqi nga afër parashikimet astrologjike mbi bashkëshortin e saj nga frika e ndonjë atentati tjetër.

Elizabeta I, ia detyronte jetën astrologut të saj

Mbretëresha britanike Elizabeta i ishte e njohur gjerësisht se konsultohej me astrologun e saj, Xhon Di, për të gjitha vendimet e saj, madje edhe para se të bëhej mbretëreshë. Kur u përball me rrezikun e ekzekutimit, Elizabet shkoi tek Di për t’i bërë një lexim të fatit të saj.

Di i tha se nuk do të përballej me vdekjen. Në vend të kësaj, ishte Maria ajo që do të vdiste papritur, duke ia lënë fronin Elizabetës. Meqë parashikimi i Di ishte kaq i saktë, ai mbajti rolin e këshilltarit kryesor të Elizabetës për pjesën tjetër të mbretërimit të saj.

Aleksandri i Madh:Djaloshi që e solli këtë praktikë në Perëndim

Kur pushtoi Babiloninë në vitin 331 Para Erës Sonë, ai e ndau praktikën e astrologjisë lindore me matematikanët grekë. Duke kombinuar këtë informacion, ai solli atë që ne e njohim sot si astrologjia moderne. Në fillim babilonasit përdorën qiellin e natës për të bërë parashikime për perandorinë dhe mbretin. Më pas grekët, nisin të bënin parashikimet e tyre.

Fransua Miteran, përdori parashikimin e yjeve gjatë Luftës së Gjirit Persik

 

Ish-presidenti i Francës, përdori disa astrologë për ta ndihmuar atë të merrte vendimet. Edhe presidenti i mëparshëm Sharl De Gol i kishte përdorur astrologët në vitet 1960. Ndërkohë në fillim të viteve 1990, Miterran iu referua këshillave të astrologes Elizabet Teisje për çështjet kryesore politike, veçanërisht për Luftën e Gjirit. Para një takimi me rëndësi lidhur me përfshirjen e Francës në konflikt, Teisje i telefonoi presidentit për t’i thënë se gjithçka do të shkonte mirë për të. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

I panjohuri i famshëm/ Kush ishte në fakt Ponc Pilati?

Publikuar

-

Nga

“Unë nuk jam aspak përgjegjës për këtë gjak që po derdhet; ju po e shihni edhe vetë!”. Me këto fjalë, sipas apostullit Mate, prefekti i Judesë, Ponc Pilati, e dënoi Jezu Krishtin, pasi ai u shpall fajtor për blasfemi. Pra duke hequr vetja çdo lloj përgjegjësi. (Nga ai moment buron edhe termi i përbotshëm:I lau duart si Ponc Pilati!).

Për kundërshtimin e zyrtarit romak ndaj dënimit të të akuzuarit (duke ua lënë kësisoj hebrenjve gjithë përgjegjësinë për kryqëzimin e Jezusit), flasin vetëm Ungjijtë. Edhe vetë ekzistenca e një prefekti me emrin Pilat, u dokumentua për një kohë të gjatë vetëm nga Dhjata e Re. Kjo deri në vitin 1961, kur një punëtor në Çezare (Izrael), zbuloi një epigraf romak ku shkruhej “Pontius Pilatus, Praefectus Iudeae” (Ponc Pilati, Prefekti i Judesë).

I panjohuri i famshëm

Gjithsesi, ajo që ne mendojmë se dimë mbi Ponc Pilatin,është vetëm rezultat i hipotezave.

Ai ka qenë ndoshta me prejardhje samnite (që i përkiste familjes vestinase Pontii) dhe ishte prokuror i Judesë për 10 vjet, periudhë në të cilën ai nuk duhet të ketë qenë shumë i butë me banorët e zonës, të cilët nuk i kishte shumë qejf.

LEXO EDHE:  Frika nga varianti Delta/ Alban Domi shpjegon arsyet, pse situata në Shqipëri do të jetë pozitive

LEXO EDHE:  Oficeri plas bombën/ Ja si po e mbron Qeveria kokën e bandës malazeze në Shkodër

Mbase qasja e tij me grusht të hekurt gjatë revoltave të shumta në provincë, mund të ketë qenë edhe arsyeja e largimit të tij nga kjo detyrë në vitin 36 Pas Krishtit, ose 3 vite pas dënimit të Jezusit. Edhe mbi fundin e tij ekzistojnë shumë hipoteza.

Ndoshta ai u ekzekutua nga perandori romak Kaligula. Ndoshta vdiq i vetëvrarë pasi u internua në Gali, ose u pendua pasi u konvertua në fenë e Krishterë nën ndikimin e gruas së tij Klaudia. Pra misteri i njeriut që e la Jezusin në fatin e tij që e kishte parathënë vetë, mbetet ende i pazgjidhur. / bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse po nis të lëkundet presidenca e Xho Bajden?

Publikuar

-

Nga

Administrata Biden synon ta ndryshojë politikën e sanksioneve

Nga Emily Tamkin “New Statesman”

Pasi u përurua në detyrë në janar të këtij viti, presidenti amerikan Xho Bajden pati 100 ditët e para të qeverisjes plot zell. Ai firmosi që SHBA t’i bashkohej sërish marrëveshjes së klimës së Parisit dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë; i dha fund ndalimit të epokës Trump për udhëtimet nga vendet me shumicë myslimane; e tejkaloi premtimin e tij se do të administroheshin 100 milionë doza vaksine; dhe miratoi një paketë ndihme prej 1.9 trilionë dollarësh.

Fillimi i presidencës së tij u krahasua me atë të paraardhësit të tij demokrat, Barak Obama. Ai u krahasua me presidentët Frenklin Ruzvelt dhe Lindon Xhonson, të cilët mbahen mend për programet e “New Deal” dhe “Great Society”, të cilat synonin të trajtonin varfërinë dhe padrejtësitë raciale.

Por tashmë muaji i mjaltit ka mbaruar. Sipas një sondazhi të Gallup, vlerësimi për të është vetëm 50 për qind, më i ulëti që kur mori detyrën. Plani ambicioz në infrastrukturë, që synoi të kalonte në Kongres, dhe që do të siguronte gati 1 trilionë dollarë për riparimin e rrugëve ka ngecur në Senat.

Shtëpia e tij e Bardhë ka dështuar të ndalojë miratimin e ligjeve në shtete si Teksasi dhe Florida, që do t’ua bëjnë më të vështirë votimin zezakëve dhe pakicave të tjera. Pas fillimit të fortë të fushatës së vaksinimit kundër Covid në pranverë, kur midis muajve janar dhe prill u administruan200 milionë vaksina, vendi po përjeton tashmë një rritje të rasteve reja me Covid-19.

Rreth gjysma e popullsisë nuk është ende plotësisht e vaksinuar, ndërsa Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) po i këshillojnë njerëzit të mbajnë sërish maska në ambiente të mbyllura. Po ashtu ka raporte se Bajden po e humbet mbështetjen e periferive dhe të votuesve të moderuar, të cilët janë të zemëruar me teorinë e racës, një ide disa dekada e vjetër, sipas së cilës racizmi është pjesë integrale e sistemeve dhe strukturave shtetëror edhe federale në SHBA.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, ia vlen të pyetet:A po përjeton Bajden një pikiatë verore? Përgjigja e shkurtër është jo, pasi sfidat që ai duhet të zgjidhë e tejkalojnë modelin e menjëhershëm të një rënieje të tillë, një parametër ku analistët bazohen për të vlerësuar gjendjen e një presidence.

Është normale që euforia e 100 ditëve të para po zbehet. 100 ditët e para të Bajden nuk ishin shumë revolucionare, edhe pse u pasuan nga veprime më radikale. Për shembull, kredia për taksën e fëmijëve, e parashikuar në paketën e ndihmës për shkak të Covid-19, mund të përgjysmojë varfërinë e fëmijëve.

Por kjo vetëm për këtë vit, kur është në fuqi kjo politikë. Bajden dhe demokratët mund të mbajnë ende premtimet transformuese të ditëve të para të presidencës së tij. Por tani që ai është komod në detyrë, potenciali nuk është më i mjaftueshëm. Amerikanët kanë nevojë të shohin se çfarë mund të bëjë Bajden me pushtetin që ka.

LEXO EDHE:  Ulet numri i të infektuarve në Kosovë/ Regjistrohet bilanc i rëndë viktimash

LEXO EDHE:  “Duhet të kemi një kujdes të madh”/ Alimehmeti tregon se sa zgjasin antitrupat dhe vatrën e infektimeve

Është gjithashtu normale që analistët të thonë se një projekt-ligj i bllokuar, është një presidencë e ngecur në vend. Dhe ka një prirje për të bërë profeci të zymta në lidhje me fatin politik të demokratëve. Në të kaluarën e afërt, analistët politikë paralajmëruan se kjo parti do të humbte në zonat kryesore për shkak të shtimit të emigracionit ilegal, krimit dhe fiksimit pas korrektesës politike.

Gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit të vitit 2018, Trump dhe Republikanët u përpoqën të fitonin zgjedhjet me këto kauza. Por demokratët e rifituan shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve. Ngjashëm, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, shumë analistë paralajmëruan se protestat e lëvizjes “Black Lives Matter” dhe shtimi i kriminalitetit do t’i kushtonte Bajden humbjen në periferi. Në fakt ai pati rritje në këto zona.

Por Bajden ka një problem real përpara. Trump i humbi zgjedhjet për shkak të dështimit të tij për të mos kontrolluar përhapjen e pandemisë. Trashëgimia përcaktuese e presidencës së tij është mosbesimi që ai krijoi tek institucionet politike, qeveria federale, tek qytetarët dhe vetë demokracia amerikane.

Besimi është jetik për një demokraci funksionale, dhe thelbësor për të garantuar pajtueshmërinë e publikut me politikat shëndetësore, siç janë masat e bllokimit dhe vaksinimi. Bajden nuk e ka kapërcyer ende mosbesimin që mbolli Trump gjatë viteve 2016-2020 dhe kjo gjë mund të ketë pasoja fatale për presidencën e tij.

Kjo administratë ka bërë shumë për të nxitur njerëzit të vaksinohen. Por duhet të ndërmerren edhe hapa të tjerë. Kriza klimatike përkeqësohet. Dhe SHBA-ja nuk po bën sa duhet për të zbutur efektet e një mjedisi që po ndryshon me shpejtësi.

Kalifornia po përballet me një nga zjarret më të mëdhenj në historinë e shtetit. Jugperëndimi i vendit po vuan thatësirën dhe përmbytjet. Vera tashmë ka sjellë valë të të nxehtit rekord. Këto janë 3 sfidat që duhet të përmbushë Bajden:kontrollin e pandemisë; mbrojtjen e së drejtës së votës dhe forcimin e strukturave të demokracisë amerikane; dhe të udhëheqë botën në përmbysjen e ndryshimeve klimatike. Suksesi apo dështimi tij do të varen nga këto sfida./CNA.al

LEXO TE PLOTE