Politikë
Presidenti ktheu ligjin për Policinë e Shtetit/ Balla: Meta takohet natën me ish-shefa të kanabizuar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pasi presidenti Meta ka kthyer ligjin për Policinë e Shtetit.
Balla ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar, ndërsa në mes ditës dhe nates, shkel ligjin per festa kolektive
“Presidenti i Republikes kthen diten ligjin per Policine e Shtetit, ndersa Ilir Meta takohet naten me ish-shefa policie qe i quante të kanabizuar! Ndersa mes dites dhe nates, shkel ligjin per festa kolektive duke u treguar shqiptareve se sa serioz eshte kur flet per Kushtetute e per ligj”, shkruan Balla në Facebook.
Sipas Metës, ligji krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor. Në argumentin e tij, Meta thekson se Policia e Shtetit mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politik të forcës qeverisëse dhe intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...