Sport
Plas te Teuta, klubi ndëshkon yllin e skuadrës. Ja arsyeja

Disiplina është një nga çështjet që nuk tolerohen në klubet profesioniste. Madje, edhe kur bëhet fjalë për futbollistë të rëndësishëm dhe me peshë. Së fundmi, një debat mes Lorenco Vilës dhe trajnerit Martini është bërë shkas që për lojtarin të ketë një lloj mase disiplinore.
“Panorama Sport” ka mësuar se futbollisti është kritikuar ashpër nga presidenti Edmond Hasanbelliu për debatin mes tij dhetrajnerit të ekipit, ndaj dhe kreu i klubit durrsak ka vendosur masë ndëshkimore ndaj Vilës.
Për këtë, gazeta kontaktoi vetëfutbollistin, por ai e mohoi këtë ngjarje duke e konsideruar të pavërtetë dhe u shpreh se pritet të mungojë ndaj kuqebluve, por për shkak të një dëmtimi në gju: “Nuk është e vërtetë. Jam i dëmtuar”.
Lajme të Rekomanduara:

Skënderbeu godet në merkato, afron mesfushorin që pritet të bëjë diferencën
Skënderbeu bën një goditje të rëndësishme një javë para mbylljes së merkatos. Zhan Viktor, është lojtari më i ri i klubit korçar. Lojtari që luan...

Disfata në derbi, Nevil Dede i surprizon të gjithë me deklaratën pas ndeshjes
Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, foli pas humbjes minimale në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-0. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u...